Policia arreston të dyshuarin nga Presheva për vjedhje në një xhami në Bujanoc
Pjesëtarët e Ministrisë Punëve të Brendshme në Bujanoc arrestuan B. M. (2004) nga rrethina e Preshevës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë, thuhet në raportin e policisë, transmeton Titulli.com.
Sipas këtij raporti ai dyshohet se më 11 shkurt të këtij viti, në një xhami në Bujanoc, fillimisht ka tentuar të grabisë arkën për kontribute vullnetare nga qytetarët, e pasi nuk ka dështuar, i ka nxjerrë paratë me shirit ngjitës përmes hapjes së arkës. .
Të dyshuarit me urdhër të prokurorit detyrues të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, ndërsa me kallëzim penal është dërguar në prokurori.
Gjyqtari për procedurën paraprake në Gjykatën Themelore në Bujanoc i ka caktuar masën e paraburgimit deri në 30 ditë./Titulli.com/