Policia arrestoi 8 persona, 2 nga Presheva: Dyshohen për transport droge me kamion drejt Turqisë
Lokale

Policia arrestoi 8 persona, 2 nga Presheva: Dyshohen për transport droge me kamion drejt Turqisë

23.Nov.2022 09:04
0

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Policisë Kriminale, në bashkëpunim me xhandarmërinë dhe me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike Nish, sekuestruan 80 kilogramë marijuanë dhe arrestuan 8 anëtarë të grupit kriminal për shkak të shkaqeve dyshimi se kanë kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të substancave dehëse, drogë, thuhet në njoftimin e policisë, përcjellë Titulli.com.

Sipas këij njoftimi dyshohet se anëtarët e atij grupi kriminal merreshin me kontrabandë, shitje, magazinim dhe transport të sasive të mëdha të marijuanës.

Policia arrestoi fillimisht I. P. në Nish (1993) pasi në kamionin që ai drejtonte iu gjetën 30 kilogramë drogë.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 30 ditë, ndërsa policët arrestuan organizatorin e grupit A. R. (1960), XH I. (1969), të dy nga Presheva, si dhe I. M. (1989), M. A. (1989), P. M. (1989), S. J. (1999) dhe D. XH. (1994), të gjithë nga Nishi.

Gjatë kontrollit në banesat dhe lokalet e tjera që kanë përdorur në Nish, janë sekuestruar 50 kilogramë marijuana, transmeton Titulli.com.

Dyshohet se shoferi i kamionit I.P., është dashur të transportonte drogë drejt Turqisë me urdhër të anëtarëve të grupit.

Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohen në prokurorinë kompetente, thuhet në njoftimin e policisë./Titulli.com/

Amerikani Kupchan: Gjendja e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë mbart rrezikun për dhunë
Serbisë i kushtëzohen negociatat për anëtarësim në BE me sanksionet ndaj Rusisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration