Poeti nga Presheva shkruan poezi për 28 Nëntorin dhe lirinë e brisht në Luginë
Lokale

Poeti nga Presheva shkruan poezi për 28 Nëntorin dhe lirinë e brisht në Luginë

28.Nov.2016 08:47
0
Bilall Maliqi poet, autor i 25 librave të zhanreve të ndryshme letrare dhe kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve "Feniks" në Preshevë festës së 28 Nëntorit i ka kushtuar edhe një poezi për lirin e brisht që po mbretëron në Luginën e Preshevës, shkruan Titulli.com.

Ai në poezin me titulli “Liri e Brisht” përshkruan heshtjen e shqiptarëve të këtij rajoni duke u shprehur se mallin për atdheun e përtypim.

“Ndrydhur kam ëndrrën e zezë, Që  ta plas thërrmia atë gurë, Përralla e përgjakur të shuhet, Të festohet tok me një flamur”, shkruan në një pjesë të poezisë Maliqi.

Bilall Maliqi shkruan poezi dhe prozë për fëmijë e të rritur, merret edhe me kritikë letrare, është  themelues dhe kryeredaktor i revistës letrare "Qëndresa" që del për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë,  pjesëmarrës në manifestime të ndryshme të poezisë në trevat shqiptare dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës./Titulli.com/

 

LIRI E BRISHT

 

Nëpër plasaritje të relievit

Rrjedh e keqja zi e më zi

Me zëmër  të ngulfatur

Nën  pranga një drejtësi

 

Në të tri anët e shefive

Heshtje përherë e trisht

Mallin për atdheun e përtypim

Frymojmë me një liri të brisht

 

Ndrydhur kam ëndrrën e zezë

Që  ta plas thërrmia atë gurë

Përralla e përgjakur të shuhet

Të festohet tok me një flamur

 

Këngës iu lidh tingulli në fyt

Zë melodi e kësaj pjese të etnisë

Me këngë baladash të përlotura

Shenohet kjo festë e shqiptarisë

 

Në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dita e Paavrësisë festohet pa liri për përdorimin e Flamurit tonë Kombëtar: Bilall Maliqi

Presheva vendosë tinëzisht flamurin shqiptarë për 28 Nëntorin
Edhe Bujanoci tinëzisht vendos flamurin kombëtarë, këto janë festimet gjatë 4 viteve në Bujanoc (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration