Pika e re kufitare Kosovë-Serbi do të jetë me Medvegjën (video)
Lokale

Pika e re kufitare Kosovë-Serbi do të jetë me Medvegjën (video)

21.Aug.2016 22:31
0
Së shpejti pritet të nisë zbatimi i projektit të ideuar qysh moti për pikën e re kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo pikë pritet të jetë në fshatin Sfircë, që lidhet me Medvegjën njofton Klan Kosova. Sipas zëdhënësit të policisë, Daut Hoxhës, tani projekti është në fazën tenderuese.

Banorët e pakët të kësaj ane të Malësisë së Kamenicës ndërtimin e vendkalimit të ri kufitar e mirëpresin, të rëndësishme ndërtimin e pikës se rë kufitare po e shohin edhe autoritetet komunale të Kamenicës.

E veç te mirave ekonomike, ndërtimi i pikë kalimit te ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pritet të ndikoj edhe në zbutjen e ngarkesës nga veturat në pika tjera lidhëse me Serbinë si ajo e Merdarit, Dheut të Bardhe e Mutivodës, ku shpesh herë krijohen kolona të gjata.

Hapja e kësaj pike të re kufitare vije si rezultat i një marrëveshje nga bisedimet në Bruksel në mes të Prishtinës dhe Beogradit./klankosova/

Shefat Isufi i pandalshëm, shënon edhe një fitore në Boks
Sos fshati i fëmijëve Serbi, ka shpallur konkurs për një bashkëpunëtorë në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration