Lokale
Përsëriten zgjedhjet në disa venbanime në Preshevë
Komisioni Komunal Zgjedhor në Preshevë përfundimisht ka vendosur se në vendvotimin numër 12 në Bashkësinë lokale në Bukuroc të shkojnë në përsëritjen e zgjedhjeve të dielën më 21 maj për këshilltar në kuvendin komunal, njofton Televizioni Presheva.
Kjo bëhet pasi që më 6 maj në këtë vendvotim është ndërprerë procesi i votimit për shkak të incidentit të shkaktuar.
Nga KKZ thonë se janë në përfundim të procedurave edhe për zgjedhjet presidenciale ku do të votojnë gjithashtu më 21 maj në të gjitha vendvotimet e komunës së Preshevës për dy kandidatët që janë në balotazh.
“Në mbledhjen e mbajtur ditën e djeshme KKZ e ka shpallur vendvotimin në Bukuroc, dhe shkon në përsëritjen e votimit për këshilltar të kuvendit komunal, po ashtu edhe ato presidenciale, për dy kandidatët që janë në balotazh”, ka thënë kryetari i KKZ-së në Preshevë Zeqir Miftari.
Kryetari i KKZ Zeqir Miftari thotë se PVD është tërhequr nga të gjitha ankesat e bëra në gjykatat administrative, ndërsa ka thënë se ende nuk dihet tërheqja e ankesës së PVD-së.
Zgjedhjet lokale, parlamentare dhe presidenciale janë mbajtur më 6 maj./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!