Përplasje për gazin në Ballkan, vendimi i Bullgarisë ‘alarmon’ Serbinë dhe Hungarinë
Hungaria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të ndërmarrin veprime të bashkërenduara kundër Bullgarisë, të cilën e akuzojnë për rritje të njëanshme të tarifave për tranzitin e gazit.
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó deklroi:” Në mënyrë armiqësore, pa na informuar paraprakisht, Bullgaria rriti me ultimatum tarifën e tranzitit për transportin e gazit natyror drejt Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Hungarisë”.
Gjatë një takimi që pati me ministrin e Jashtëm hungarez ministrja e Energjisë së Serbisë Dubravka Djedovic Handanoviç, tha se vendimi prk n jë sërë vendesh në Ballkan dhe në Evropën Qëndrore dhe ndaj në takim u diskutuan masat që do të ndërmerren.
“Një vendim i tillë është shumë i pafavorshëm për ne dhe Hungarinë, por edhe për shtetet e tjera në rajon, përfshirë Maqedoninë e Veriut. Shtete të tjera anëtare të BE-së, si Austria dhe Sllovakia, janë gjithashtu të prekura. Prandaj, në bashkëpunim me Hungarinë, diskutuam se çfarë masash mund të marrim për të mbrojtur interesat e dy vendeve”, tha ministrja serbe.
Në parim, tarifa e tranzitit mbahet nga Gazprom, por në planin afatgjatë do të duhej të përfshihej në çmimin e gazit. Megjithatë, hapi i Sofies mund të çojë lehtësisht në një ndërprerje të dërgesave të gazit, nëse furnizuesit nuk paguajnë taksën.
Bullgaria e justifikon këtë veprim, ndër të tjera, me faktin se liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian vendosën në vitin 2022 të heqin dorë nga përdorimi i gazit rus deri në vitin 2027. Vendim i mbështetur edhe nga Kryeministri hungarez Viktor Orbán.