Lokale
Përkujtohen dëshmorët e rënë në Preshevë (foto)
Në një manifestim të organizuar në fshatin Rahovicë të komunës së Preshevës janë përkujtuar 14 dëshmorët e UÇPMB-së dhe morën pjesë familjarë të dëshmorëve, invalid të luftës, ish bashkëluftëtarë dhe qytetarë nga Presheva e më gjerë.
Nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së ish – UÇPMB-së, në sallën e sportit të shkollës fillore “Selami Hallaçi” në fshatin Rahovicë është shënuar 13 vjetori i rënies së tyre.
Të pranishmëve për nderë të veprës dhe flijimit të të rënëve Agim Kadriu dhe Shaban Aliu kanë interpretuar himnin kombëtarë.
Në këtë manifestim udhëheqësit e OVL-së nga Bujanoci dhe Presheva, kanë vlerësuar lartë flijimin e dëshmorëve të kombit që ranë para 13 viteve dëshmorë për të mos vdekur kurrë në mbrojte të atdheut dhe popullit të tyre.
Shoqëria kulturore artistike “Presheva Jehon” ka prezantuar edhe me një program kulturorë, valle, këngë recitime të ndryshme edhe nga fëmijët e familjeve të dëshmorëve.
Gjatë ditës së djeshme janë vendosur kurora lulesh në vendet e rënies së dëshmorëve në zonën operative të Preshevës, ndërsa sot do të mbahet edhe akademi përkutimore në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!