Përkujtohen dëshmorët e rënë në Bujanoc (foto)
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc, me rastin e 5 majit Ditës së Dëshmorëve ka përkujtuar dëshmorët e rënë në territorin e komunës së Bujanocit.
Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, Edmond Isufi, ish luftëtarë dhe familjarë të dëshmorëve nderuan të rënët me një minut heshtje dhe vunë kurora me lulesh.
“Në këtë ditë përkujtohen të gjithë dëshmorët e kombit shqiptar, si në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, e gjithashtu dhe ne si OVL, kemi marrë vendim që 5 majin ta përkujtojmë si ditë që dëshmorët tanë dhanë më të shtrenjtën e tyre jetën që ne sot të i përjetojmë lirit tona”, theksoi Edmond Isufi, kryetari i OVL-së së UÇPMB-së në Bujanoc.
Jonuz Musliu, theksoi se kjo dite duhet të jetë e veçantë për popullin shqiptar.
“Le te jetë kjo ditë që të i bashkojë të gjithë shqiptarët kudo që janë e që të i përkujtojmë veprat dhe të ndjehemi krenar për këta dëshmorë e që dhanë shumë për vendin e tyre”, tha Musliu.
Homazhet kanë vazhduar në vendin e rënies së dëshmorëve në fshatin Dobrosin, si Eqrem Hoxhës, Shkëlzen Krasniqit dhe Betim Berishës, Fatmir Ibishit pastaj mbi fshatin Lluçan vendin e rënies së Artan Abazit dhe Vehbi Rexhepit në varrezat e fshatit Konçul.
Grupi prej dhjetëra vetave homazhet i ka përfunduar tek varri i komandant Lleshit në Tërnoc dhe Besim Faikut.
“Në emër të bashkësisë lokale të fshatit Tërnoc, i falënderoj për këtë aktivitet që ka organizuar OVL, me kryetarin e saj Edmond Isufin, dhe se duhet përkrahur për ketë iniciativë sepse këta janë bijt më të mire të kësaj toke”, tha Agim Haliti.
Gjithashtu homazhet kanë vazhduar edhe në malësinë e Bujanocit në fshatin Breznicë ku prehen katër dëshmorët e kombit, Enver Bajramit, Shaban Bajramit, Sherif Jonuzit dhe Besim Xhemaili duke përfunduar në fshatin Muhoc të përmendorja e Agim Elshanit, Muhamet Xhemailit dhe Besim Mazrekut./Titulli.com/