Lokale
Përfaqësuesit e shoqatës „Vatra“ priten në AKR
Përfaqësues të Aleancës Kosova e Re u takuan me drejtuesit e shoqatës së të shpërngulurve shqiptarë nga Lugina “Vatra” me seli në Gjilan .Të pranishëm në këtë takim ishin kryetari i shoqatës Sejdulla Kadriu, si dhe anëtarët e kryesisë së kësaj shoqate.
Ata u pritën në zyrën AKR-së nga një delegacion i udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm i AKR-së, z.Ibrahim Makolli.
Në takim u diskutua për problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Kryetari i Shoqatës “Vatra”, z.Sejdulla Kadriu është shprehur se, qëllimi i takimit ishte sensibilizimi i problemeve të shqiptarëve të Kosovës Lindore.
“Ne kemi kërkuar që në agjendë të bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë të futet edhe çështja e sensibilizimit të problemeve të popullatës së asaj ane”.
Ndërsa, Sekretari i përgjithshëm I AKR-së, z.Ibrahim Makolli, duke folur për të drejtat që Kushtetuta e Kosovës ju garanton minoriteteve, ka theksuar se Aleanca Kosova e Re, do të angazhohet që në bisedimet eventuale të Kosovës me Serbinë të shtrohet edhe çështja e garantimit të të drejtave elementare të popullatës shqiptare në Kosovën Lindore./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!