Përfaqësues nga "Fronti për Ndryshim" priten në Beograd nga ambasadori i OSBE-së
Arbëe Pajaziti dhe Driton Rexhepi, përfaqësues nga "Fronti për Ndryshim" janë pritur në selinë e misionit të OSBE-së, në Beograd.
Postimi në Facebook nga Arbër Pajaziti:
Bashkë me Dritonin, sot në selinë e misionit të OSBE-së, në Beograd, zhvilluam një takim sa miqësor aq edhe të rëndësishëm me shkëlqësinë e tij, Ambasadorin Jan Braathu.
Me këtë rast, morëm lëvdata nga ana e Ambasadorit për ecurinë e procesit zgjedhor në Bujanoc si dhe përgëzime për rezultatim e arritur në të.
Informuam Shkëlqësinë e tij për rrjedhat e arritjes së marrëveshjes për qeverisje në komunën tonë dhe impaktin që mund të ketë në proceset e mëtejme në rajon.
Theksuam se vullneti ynë për të bashkëpunuar me komunitetet lokale duhet të reflektohet edhe tek autoritetet qendrore.
Potencuam se mospërfshirja e shqiptarëve në organet shtetërore më nuk ka asnjë justifikim.
Si mik i madh i Luginës që është, kërkuam nga z.Braathu që në kordinim me shtetet mike ta përdorin autoritetin tek pushteti në Serbi që me urgjencë të stopohet pasivizimi i adresave të shqiptarëve.
U dakorduam që implementimi i detyrave të marra nga ana e Qeverisë duhet zbatuar sa më parë dhe se çdo prolongim i zotimeve nuk i bën mirë proceseve integruese drejt BE-së.
Në fund, i paraqitëm ftesën Ambasadorit që sa më parë të vizitojë Bujanocin dhe tematikat e diskutuara sot t’i eleborojmë në detaje.