Për grupin e tragjedisë së Tisës 55 vjet burgim, mes të dënuarve edhe shqiptarë nga Bujanoci
Lokale

Për grupin e tragjedisë së Tisës 55 vjet burgim, mes të dënuarve edhe shqiptarë nga Bujanoci

15.Apr.2014 13:23
0
Kolegji Penal i Dhomës së veçantë të Gjykatës së Lartë të Beogradit ka shpallur dënimin prej 55 vjet e dy muaj burgim për nëntë pjesëtarë të grupit të organizuar kriminal, që ishte marrë me trafikimin ilegal të migrantëve shqiptarë nga Kosova për në Hungari përmes lumit Tisa.
Gjatë kalimit ilegal nëpër këtë lumë, më 14 tetor të vitit 2009 u mbytën në Tisë 15 sish, kryesisht gra e fëmijë. Josip Gjurasheviq, i cilësuar si organizator i grupit, u dënua me 10 vjet burgim, ndërsa si anëtarë të grupit u dënuan: Goran Maraviq me 7 vjet, Ridvan Destani me 6 vjet e 8 muaj, dhe Dejan Bezeg me 6 vjet burgim. Atil Shiposhit iu shqiptua dënimi prej 3 vjet e gjysmë, Jovanka Koledinit 3 vjet. I dënuari Abedin Iseni me 4 vjet e 4 muaj dhe Ardin Isenit 4 vjet e 8 muaj janë nga fshati Nesalcë i komunës së Bujanocit, ndërsa në mesin e të dënuarve është  edhe Sabehudin Arifi me 10 vjet burgim. Joso Karimoviq u lirua. /Titulli.com/
BIPMB për intensifikimin e bashkëpunimit me institucionet komunale
Familja që endej e pastrehë në Preshevë, po bëhet me shtëpi (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration