"Peer Gynti nga Kosova" rikthehet si terrorist,  prezantohet në Bujanoc
Lokale

"Peer Gynti nga Kosova" rikthehet si terrorist, prezantohet në Bujanoc

24.Nov.2017 08:35
0
Në ambientin e sallës së madhe të shtëpisë së kulturës në Bujanoc është prezantuar komedia "Peer Gynti nga Kosova" me tekst të Jeton Nezirajt e regji të Agon Myftarit.

  Evropa është vendi ku edhe gjelat bëjnë vezë. Kështu paramendohet Kontinenti i Vjetër, së paku në mendjen e një të riu kosovar. Është asi djali që nuk i ka mbushur akoma të tetëmbëdhjetat dhe e ka humbur shpresën se në vendin e tij mund të ketë perspektivë. Është tejet i cekët në ato që mendon”, kështu përshkruhet përmes së kësaj komedinë.

“Peer Gynti nga Kosova” ka skenografinë e punuar nga Nicola Minssen dominojnë lëmshet e leshit dhe struktura objektesh që në miniaturë paraqesin rrokaqiejt evropianë.

Ndryshe “Peer Gynti” i Ibsenit, dramë e botuar më 1867 − ku Peer, si biri i një ish-pasaniku që e shkrin pasurinë në raki, tenton ta rikthejë atë, por humbet në ëndrra boshe − ai i Nezirajt nga Kosova e bjerr kohën në kërkim të fatit. E braktis vendin e tij dhe vendoset në Suedi. 

“Peer Gynti” nuk pranohet azil me udhëzimin që gënjeshtrat t’i përdorë për të studiuar aktrimin në Kosovë. Atje takohet me atë që e quan bac, (Shpëtim Selmanin). Baci është portreti i një rrugaçi shqiptar që s’lë gjë pa bërë në shtetet evropiane ndërsa ai rikthehet si “terrorist” në Kosovë.

Komedia është pjesë e aktiviteteve “Java e Nëntori” që organizohen nga shtëpia e kulturës, komuna e Bujanocit dhe Këshilli Kombëtar Shqiptarë/Titulli.com/

 

Bujanoc: Konkurs për personat me aftësi të kufizuara
Mustafa po qëndron në Poreç të Kroacisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration