PDSH dhe PVD zgjedhin bashkë kryesinë e re të Këshillit Kombëtar Shqiptarë
Këshilli Kombëtar Shqiptar në mbledhjen e parë pas vdekjes s ish-kryetarit të këtij institucioni ka zgjedhur kryesinë e re me kryetar Shukri Ymeri.Kjo kryesi është votur nga të gjithë anëtarët përveç Zejni Fejzullahut, anëtarë nga Partia Demokratike, shkruan Titulli.com.
Anëtarët e kuvendit të KKSH-së zgjodhën në përbërje të zgjeruar për zëvendës kryetare Ardita Sinani dhe Galip Beqiri, kryetar i organit ekzekutiv.
Kuvendi i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka 15 anëtarë ndërsa zgjedhje e kyesisë së re sot është bërë në marrëveshje mes anëtarëve të Partisë Demokratike Shqiptare dhe Partisë për Veprim Demokratik./Titulli.com/