PD-PVD-LPD paralajmërojnë koalicion paszgjedhor, shqiptarët garojnë në 2 blloqe politike?
Lokale

PD-PVD-LPD paralajmërojnë koalicion paszgjedhor, shqiptarët garojnë në 2 blloqe politike?

27.Apr.2024 23:07
0

Në Bujanoc 3 subjekte politike shqiptare Partia Demokratike, Partia për Veprim Demokratik dhe Lëvizja e Progresit Demokratik kanë nënshkruar të mërkurën koalicion paszgjedhor, të ndërmjetësuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH).

Sipas tyre kjo marrëveshje do realizohet nëse këto tre lista arrinë shumicën e votave në kuvendin komunal prej 21 këshilltar nga 42 sa ka gjithsejtë.

Shqiptarët në komunën e Bujanocit në zgjedhjet lokale me 2 qershor 2024 do të garojnë në du blloqe politike, ai që qeverisi komunën këto 4 vite dhe ata që synojnë pushtetin e ardhshëm 4 vjeçar.

për të ruajtur shumicën në këtë komunë – e banuar me shumicë shqiptare.

Marrëveshje për koalicion paszgjedhor në mes të: 

  1. Partisë Demokratike të cilën e përfaqëson Nagip Arifi, kryetar.
  2. Partisë për Veprim Demokratik, të cilën e përfaqëson Shaip Kamberi, kryetar.
  3. Lëvizjes së Progresit Demokratik, të cilën e përfaqëson Shqiprim Musliu, kryetar. 

Dispozitat e përgjithshme:  

Partitë politike të sipërpërmendura, të vendosura për një qeverisje të mirë në komunën e Bujanocit arrijnë këtë marrëveshje e cila ka prioritet luftën kundër diskriminimit, zhvillimin e gjithmbarshëm shoqërorë, arritjen e barazisë, zhvillimin ekonomik, social, kulturorë të komunës tonë. 

Arritja e këtyre qëllimeve duhet të bëhet përmes procesit të hapur demokratik i cili bazohet në zgjedhjet e lira, të drejta dhe transparente, në të cilat mbizotrojnë  pluralizmi i ideve, transparenca dhe fushata dinjitoze . 

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje pajtohemi që në emër të partive  tona, aktivistëve dhe kandidatëve të zhvillojmë fushatë elektorale dinjitoze në kushtet e demokracisë liberale,  në  frymën e parimeve të një fushate etike, duke e respektuar votuesit tonë dhe  pjesmarrësit e zgjedhjeve. 

Të ndërgjegjshëm për: 

  • historinë tonë kombëtare,
  • për rëndësinë e bashkëpunimit ndërpartiak,
  • për stabilitetin, seriozitetin e situatës dhe zhvillimin e komunës tonë, 

Angazhohemi për ndërtimin e një shumice respektive, prosperuese që garanton shumicë shqiptare në mandatin e ri 2024-2028, me ndërmjetësimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe pajtohemi si në vijim:
 
Parimet e Marrëveshjes:

 Partitë politike nënshkruese të kësaj marrëveshje do të sigurojnë një qeverisje komunale e cila gëzon shumicë shqiptare duke respektuar fuqinë elektorale të secilës parti nënshkruese të kësaj marrëveshje.

  1. Palët nënshkruese pajtohen që të gjitha veprimet e mëtutjeshme për ndërtimin e shumicës qeverisëse do ti ndërtojnë me koncensus duke respektuar fuqinë elektorale të secilës prej tyre. 
  1. Palët nënshkruese të marrëveshjes obligohen të respektojnë parimin e fituesit në strukturimin e formulës së qeverisjes për mandatin katër vjeçarë të zgjedhjeve të 2 qershorit 2024 
  1. Në frymën e kësaj Marrëveshje, palët pajtohen për ruajtjen e integritetin e votës së lirë dhe demokratike për të garantuar jetësimin e plotë të kësaj të drejte. Lidhur me këtë palët obligohen për mbrojtjen e votës nga tjetërsimi në çdo vendvotim në Komunën e Bujanocit. 
  1. Marrëveshja mbetet e hapur edhe për listat e tjera garuese që sigurojnë mandate në përbërjen e re të Kuvendit komunal. Vendimin për kyçjen e tyre e marrin palët nënshkruese të kësaj marrëveshje me koncensus të plotë. 

Dispozita përfundimtare 

Në respektim të kësaj marrëveshje palët nënshkruese zotohen se do të arrijnë koalicion paszgjedhor, pavarësisht rezultatit zgjedhor dhe pritshmërive përkatëse në zgjedhje. 

Bujanoc, prill 2024

 

 

 

 

 

 

Partia Demokratike                                        Partia për Veprim Demokratik

____________________                                 ___________________________

Nagip Arifi, kryetar.                                                Shaip Kamberi, kryetar



Lëvizja e Progresit Demokratik,

________________________

Shqiprim Musliu, kryetar.

Vuçiq kritika Perëndimit nga Nju Jorku: “Do merrja 3 çmime Nobel”
Daily Mail: Kosovari me nënshtetësi angleze po mbahet në një burg ferri në Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration