PD në Bujanoc ka grumbulluar nënshkrimet për listën e zgjedhjeve lokale
Lokale

PD në Bujanoc ka grumbulluar nënshkrimet për listën e zgjedhjeve lokale

10.Mar.2016 11:50
0
Partia Demokratike e Nagip Arifit ka përfunduar sot grumbullimin e nënshkrimeve për përkrahjen e listës së kësaj partie për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 24 prill 2016, raporton Titulli.com.

"Deri në ora 16h kemi grumbulluar 1800 nënshkrime dhe nesër do të dorëzojmê listën pranë KKZ-së", tha për Titullin anëtari i kryesisë së PD-së, Arbër Pajaziti.

Sipas Pajazitit, PD sot do të grumbullojë nënshkrimet në katër pika, në Bujanoc në Shtëpinë e Kulturës, në Tërnoc tek çerdhja e fshatit, në Bilaç në bashkësi lokale e gjithashtu edhe në Nesalcë në bashkësi lokale.

“PD ka caktuar katër pika me qëllim që gjatë ditës së sotme të përfundojmë grumbullimin e nënshkrimeve, që sa më shpejtë të dorëzojmë listën dhe të fillojmë përgatitjet për fushatën zgjedhore”, tha Pajaziti për portalin Titulli.com.

Për mbështetje të listës për zgjedhje lokale nevojiten 1230 nënshkrime, por në PD mendojnë se gjatë ditës së sotme do të mbledhin mbi 1300 nënshkrime.

Lidhur me pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare, Pajaziti thotë se PD ka shqyrtuar këtë mundësi dhe ka biseduar me disa subjekte politike rreth kësaj teme.

“PD ende nuk ka një qëndrim të prerë rreth daljes apo bojkotimit të zgjedhjeve parlamentare. Besoj që deri në fund të kësaj jave, apo në fillim të javës së ardhshme do të dalim me një qëndrim”, tha Arbër Pajaziti për Titullin. /Titulli.com/

Bujanoc: Republikanët reagojnë ndaj sjelljes selektive të partive pushtetare!
Librat nga Lugina e Preshevës s'i paska kthyer Serbia, por Kosova!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration