PD: Fituam në Bujanoc, PVD: Ne fituam në Luginë (video)
Lokale

PD: Fituam në Bujanoc, PVD: Ne fituam në Luginë (video)

26.Oct.2014 08:34
0

Partia Demokratike (PD) në një konferencë për shtyp ka bërë publike rezultatet e mbledhura nga ky subjekt, me crast shpalli fitoren në komunë të Bujanocit.

(23:55) Arbër Pajaziti, gjatë një konference për shtyp në selinë e PD-së, tha se subjekti i tij ka fituar në komunë të Bujanocit krahas Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD) dhe shoqërisë civile.

“Sipas informatave nga tereni, PD ka 2.430 vota (41.5%), LPD 1.177 (20.11%), PVD ka 2.084 vota (35.61%), lista “Nagip Taipi” 59 vota (0.37 %) si dhe lista nga shoqëria civile “Perspektiva” ka 107 vota apo 0.45 për qind”, tha Pajaziti, duke nënvizuar se numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve në komunë të Bujanocit në këto zgjedhje, është 5.857  qytetarë.

Pajaziti me këtë rast tha se “nga Medvegja vijnë lajme jo të mira”, pasi sipas tij Partia për Veprim Demokratik ka marrë rreth një mijë vota “që dëshmon se nuk mund të largohet nga e tradita e vjetër duke  mos mund të funksionojë nga kjo metodë të cilën e përdorë në çdo zgjedhje”.

Përfaqësuesi i PD-së tha se subjekti i tij në Medvegjë ka grumbulluar rreth 127 vota. Ai ka theksuar se për shkak të mos azhurnimit të listave ka në rënie të numrit të votuesve, mirëpo, sipas Pajaziti, PD ka një rritje prej 10 për qind.

“Sa i përket numrit të votave në Medvegjë jemi duke analizuar edhe me partitë tjera dhe do ta marrim një vendim se a do të ankohem apo jo”, u shpreh Pajaziti.

Nga ana tjetër Partia për Veprim Demokratik, përmes shefit të shtabit zgjedhor në Bujanoc, Driton Rexhepi njofton se PVD ka fituar ndaj të gjitha koalicioneve pjesëmarrëse në zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë.

“Në nivel të tri komunave kemi dalë të parët, ndërsa në nivel të komunës së Bujanocit është kontestues vendvotimi në fshatin Konçul, dyshojmë për falsifikim të listave zgjedhore”, i tha portalit informativ Titulli, Driton Rexhepi.

Për shkak të grumbullimit të informacioneve nga terreni, shefi i shtabit zgjedhor tha se ditëve në vijim do të marrin hapat e mëtutjeshme rreth vendvotimeve të diskutueshme për parregullsi.

“PVD si listë  del fituese në tri komunat, çështjet e koalicioneve janë të hapura edhe pse subjektet tjera në parim kanë një koalicion”, theksoi për Titullin, Rexhepi.

Sipas rezultateve preliminare që ka arritë të sigurojë portali informativ Titulli, në rang të tri komunave, lista “Koalicioni për të drejtat e shqiptarëve” – (PVD-UDSH) ka grumbulluar 5.658 vota, “Koalicioni i shqiptarëve të bashkuar” PDSH – LPD – RD” 5.004 vota, “Partia Demokratike – Dr.Sc.Nagip Arifi” – PD dhe BDL 2.853 vota, dy shoqëritë civile “Për ardhmërinë e shqiptarëve në Serbi – Sevdail Hyseni” 118  vota dhe Grupi Qytetar “Nagip Taipi” 83 vota, duke mos pasur votat e nevojshme, nuk do të arrijnë të kenë përfaqësim në përbërjen e re të Këshillit Kombëtar Shqiptar, i dal nga zgjedhjet e  26 tetorit./Titulli.com/

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Rezultatet preliminare në nivel Lugine

(23:40)Në komunat Bujanoc Preshevë dhe Medvegjë kanë votuar afro 14 mijë votues, këto të dhëna i ka siguruar Titulli nga komisionerët e qendrave të votimit dhe janë rezultate preliminare.

Rezultatet në nivel të tre komunave janë këto:: PVD-UDSH 5658 vota,  Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar: PDSH-LPD-RD-5004 vota, Partia Demokratike-Dr.Sc. Nagip Arifi:PD-BDL- 2853,  ndërsa lista Për Ardhmërinë e Shqiptarëve në Serbi-Sevdail Hyseni-118 vota dhe Grupi Qytetar -Nagip Taipi 83 vota.

Sipas këtyre kalkulimeve del se 43% të votave në nivel tre komuna ka fituar PVD—UDSH, ndërsa PDSH-LP-RD ka fituar 36% dhe PD-BDL 20% nga gjithsejtë afro 14 mijë vota.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Bujanoc: Këto janë rezultatet preliminare sipas Titullit

(23:21) Sipas rezultateve preliminare që ka siguruar TITULLI nga komisionerët e qendrave të votimit në komunën e Bujanocit kanë votuar 5559 votues, ku prej tyre Partia Demokratike-Dr.Sc. Nagip Arifi-2328 vota, Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar-1144, Koalicioni për të Drejtat e Shqiptarëve-1941,  Grupi Qytetar -Nagip Taipi-57 dhe  lista Për Ardhmërinë e Shqiptarëve në Serbi-Sevdail Hyseni-89 vota.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Sipas rezultateve të para të siguruar nga TITULLI rezultate për 7 qendra votimi në Preshevë janë këto: “Partia Demokratike-Dr.Sc. Nagip Arifi”-190 vota; “Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar”-1629;  “Koalicioni për të Drejtat e Shqiptarëve”-1015 vota  Grupi Qytetar “Nagip Taipi”-5 vota;  dhe shoqeria civile lista “Për Ardhmërinë e Shqiptarëve në Serbi-Sevdail Hyseni”- 2 vota.

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Mbyllen qendrat e votimit me kohë në Preshevë, rezultatet duke u numëruar

(20:30) Sipas informacioneve nga Trupit Punues pranë administratës së komunës së Preshevës të gjitha vendvotimet janë mbyllur me kohë në orën 20.

Lidhur me numrin e përgjithshëm të votuesve ende nuk është konfirmuar, mirëpo deri orën 18 kishin votuar afro 6000 qytetarë

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------ 

Deri në orën 18: Në Preshevë dalin 30 % ndërsa në Medvegjë mbi 50% të votuesve

(18:15) Sipas të dhënave të siguruara nga terreni në komunën e Preshevës deri në orën 18 kanë votuar afro 6000 qytetarë  (30%) të numrit të përgjithshëm të votuesve 18.032.

Ndërsa në komunën e Medvegjës siç ka mësuar Portali Informativ-TITULLI deri në orën 18 kanë votuar 700 qytetarë.

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

 

Bujanoc: Afro 25% e qytetarëve votuan deri në orën 15

Sipas të dhënave nga Trupi Punues pranë administratës komunale të Bujanocit për zgjedhjet e Këshillit Nacional të Shqiptarëve deri në orën 15 kanë votuar afro 4000 qytetarët nga 15.840 votues.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

 

Pjesëmarrje e ulët në zgjedhje (video)

Deri në orën 13h në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është regjistruar pjesëmarrje e ulët për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

(14:50) Në komunë të Preshevës, sipas të dhënave jozyrtare të siguruara nga portali informativ Titulli, nga 18.032 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar rreth 2.000 qytetarë, apo rreth 13 për qind.

Në komunën e Bujanocit, prej 15.840 votues, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar rreth 15 për qind (2.300 qytetarë), ndërsa në Medvegjë nga 1.424 qytetarë, deri në orën 13h kanë votuar rreth 25 për qind (rreth 350 qytetarë).

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë incident.

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

 

 

Bujanoc: Votojnë liderët, ftojnë për pjesëmarrje në zgjedhje (video)

(13.45) Bartësit e listave zgjedhore si dhe liderët e subjekteve politike dhe grupeve qytetare kanë votuar në njësitë votuese përkatëse në Komunë të  Bujanocit.

Personat publik duke iu drejtuar qytetarëve, kanë bërë ftesë për pjesëmarrje sa më masovike në këto zgjedhje, për të shfrytëzuar të drejtën e tyre legjitime.

Në videon e mëposhtme keni deklarimet e personave publik dhe bartësve te listave, sipas kësaj radhitje: Galip Beqiri, Jonuz Musliu, Nagip Arifi, Shaip Kamberi, Sevdail Hyseni e Nagip Taipi.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

(13:30) Në komunën Tutin afër Novi Pazarit janë regjistruar incidentet e para me ç’rastë është mbyllë vendvotimi.

Siç njofton B92, në Tutin, në vendvotimin 36,  një person pasi ka votuar, ka ardh deri te rebelimi, pas së cilët është dëmtuar ky vendvotim.

Nuk dihet saktësisht se çka do të ndodhë me votimin në këtë vend, nëse gjatë ditës do të dërgohet një listë e re, ose do të përsëritet. Bëhet fjalë për vendin e njohur si Ribariq.

Zëvendës kryetari i Komisionit Republikan Zgjedhor (KRZ) Ivan Sebek ka thënë për këtë incident KRZ do të përgjigjet me kallëzim penal, për të cilën mund të shqiptohet dënim me burgim nga tre muaj deri në tre vite.

Përveç këtij incidenti te komuniteti boshnjakë, nuk është raportuare për diçka të ngjashme gjatë votimit të deritanishëm për Këshillat e pakicave kombëtare në Serbi, përfshirë këtu edhe Luginën e Preshevës./Titulli.com/ 

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Medvegjë: Të drejt vote 1424 votues, votimi shkon pa probleme

(12:10) Në komunën e Medvegjës të drejtë vote kanë 1424 votues shqiptarë të cilët mundë të votojnë në 6 qendra votuese. Sipas burimeve të Portalit Informativ-TITULLI  nuk ka parregullsi në vendvotime.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Preshevë: Deri ora 11 votuan 1034 votues

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

(11: 15) Sipas informacioneve të siguruar nga Portali Informativ-TITULLI në komunën e Preshevës deri ora 11 kanë votuar 1034 votues, ndërsa vendet ku dalja në votime është më e madhe është regjistruar në fshatin Raincë me 160 votues dhe fshatin Miratoc me 106 votues.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Fillojnë votimet për këshillat nacionale, regjistrohet votuesi i parë në Preshevë

(8: 25) Fillojnë votimet për këshillin kombëtar shqiptarë në Luginë të Preshëvës të gjitha janë hapur me kohë dhe pa probleme, ndërsa me të drejte vote për këto zgjedhje në tërë teritorin e Serbisë janë 35.200 votues.

Kryeshefi i administratës së komunës së Preshevës,  Muhamed Abdullahu, ka konfirmuar për Titullin se në këtë komunë janë hapur 23 vendvotime dhe nuk ka kurrfarë problemi.

Sipas tij, në komunën e Preshevës në listat zgjedhore për Këshillin nacional  janë regjistruar 18.032 votues.

Votuesi i parë sipas informacioneve që ka TITULLI është regjistruar në vendvotimin numër 4 në dërtesën e komunës së Preshevës në ora 7 e 25 minuta.

Gjithashtu edhe në komunën e Bujanocit janë hapur të gjitha vendvotimet dhe procesi po shkon mirë.

Kryeshefi i administratës publike në Bujanoc, Nasim Rexhepi ka deklaruar se në listën zgjedhore janë të regjistruar 17.992 votues, prej tyre 15.840 shqiptarë dhe 2.143 romë.

Shqiptarët në këto zgjedhje garojnë me 5 lista zgjedhore, tre të subjekteve politike “Partia Demokratike-Dr.Sc. Nagip Arifi”, “Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar”, “Koalicioni për të Drejtat e Shqiptarëve”, Grupi Qytetar “Nagip Taipi” dhe shoqeria civile lista “Për Ardhmërinë e Shqiptarëve në Serbi-Sevdail Hyseni”.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së edhe në Tërnoc (foto)
Masakrimi i votës elektorale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration