PD: Do të punojnë për interesa të shqiptarëve (video)
Partia Demokratike në Bujanoc në një konferencë për gazetar ka njoftuar për procesin zgjedhorë dhe rezultatin e arritur në zgjedhjet për këshillin kombëtar shqiptar.Arbër Pajaziti, ka falënderuar elektoratin që ka përkrahur koalicionin PD-BDL dhe pjekurinë politike që kanë treguar gjatë fushatës parazgjedhore.
“Ne si PD ju garantojmë se do të punojmë për interesa të shqiptarëve pa dallime politike dhe tani po presim rezultatet zyrtare dhe pastaj do do të fillojnë të punojnë për konstituimin e organeve të KKSH-së”, deklaroi Pajaziti.
Ai shtoi se koalicionin e pret një punë e madhe deri në realizimin e objektivave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Pajaziti tha se janë paraqitur edhe ankesat për qendrën e votimit në Bajë të Sijarinës në Medvegjë dhe ankesa I është dërguar Komisionit Republikan Zgjedhorë./Titulli.com/