Paullownia, kultivimi, rëndësia ekonomike, ekologjike dhe mundësia e punësimit në Preshevë Shpëtim Memishi-Preshevë, kandidat për PhD në fushën e Ekonomisë në Prishtinë
Lokale

Paullownia, kultivimi, rëndësia ekonomike, ekologjike dhe mundësia e punësimit në Preshevë

31.Oct.2016 11:07
0
Paullownia, si në kultivimin e sajë e po ashtu edhe ndikimin e sajë në aspektin Ekonomik në komunën e Preshevës.

Kjo fidanishte ka një ndikim shumë të madh në aspektin Ekonomik nga se Misioni i sajë është që sa më shumë të kemi kultivues dhe të kenë njohurit e duhura në kultivimin e sajë, dhe po ashtu do të kenë edhe përfitimet e saja për ata kultivues dhe përpunues të kësaj fidanishte. Ndërsa Vizioni do të jetë që kjo fidanishte të punësojë sa më shumë të rinj e po ashtu edhe bujqit që kanë vendet e pa kultivuar dhe janë duke ndenjur të thata dhe pa kultivimin e sajë.

Aspektin Ekonomik, Paullownia ka një qëllim që nga mbjellja e cila është me një kosto shumë të vogël dhe rritja e sajë është shumë e shpejtë dhe fitimprurëse. Fidanishtja në Komunën tonë është në aspektin gjeografik shumë e mirë nga se ajo mundet të kultivohet dhe është klimë e cila përballohet edhe në kohën e dimrit. Po mundohemi t’ju ofrojmë një mundësi për përfitimin e sajë e cila do të fillonte nga mbjellja dhe përpunimin e tij, ku nga kjo fidanishte mundemi të kemi si:

  1. Prodhimin e Peletit
  2. Prodhimin e briketit
  3. Prodhimin e kuzhinave e cila ka një kualitet disa herë më shumë se druri apo materialet tjera në prodhimin e kuzhinave
  4. Prodhimin e skejboreve e shumë të tjera.

 

SHPEJTESIA E RITJES - nga momenti i mbjelljes deri në prerjen teknike nëse operacionet kryhen në mënyrë rigoroze pema arrin në lartësinë minimale 4 metra dhe në diametër 8 cm pas prerjes teknike:

Viti 1° 4 – 5 mt Diam.           8 – 10 cm Volumi

Viti 2° 10 – 12 mt Diam.    16 – 20 cm 0,33 mc

Viti 3° 15 – 18 mt Diam.    24 – 30 cm 0,50 mc

Viti 6° 18 – 20 mt Diam.    35 – 40 cm 1,00 mc

Viti 9° 20 – 22 mt Diam.       45 – 60 cm

Në fillim ne do të mundohemi me komunën tonë të kemi një bashkëpunim shumë të mirë, nga do të kemi një plan biznesi për punësimin e disa qytetar të komunës dhe bashkëpunim me bujqit e fshatrave të komunës sonë. Nga ajo që kërkohet nga Komuna e Preshevës është që t’na mundëson një objekt ekzistues për vendosjen e makinave përpunuese të fidanishtes. Nga biznesi është që edhe vet komuna ti punësojë në fillim afërsisht:

 

Tabela 1.

Nga shihet se planifikimi për vitin 2017 është 20 punëtor të vendosur në fabrikën e prodhimit dhe 30 punëtor të jashtëm në bashkëpunim. Do të kemi 15 punëtor që do të merren me prerjen dhe finalizimin e sajë deri në fabrikën e prodhimit, nga shohim se si Total të punësuarve do të jetë 65 punëtor me një rrogë mesatare nga 350 € deri në 450 € ata të cilat kanë tashmë një përvojë dhe menaxhojnë këtë veprimtari.

 

PLANIFIKIMI I NDËRTIMIT TË FABRIKËS DHE DONACIONET

Planifikimi i fabrikës mendoj do të ishte shumë e mirë si pozitë strategjike fabrika e ish YUMKO-s, nga se kemi shumë afër edhe stacionin e trenave për bartjen e sajë pas prodhimit e po ashtu edhe hapësira e gjerë për qarkullimin e mjeteve transportuese si maunave apo maunave për sjelljen e fidanishtes nga kultivimi deri në fabrikë. Pastaj është edhe pozitë shumë e preferuar duke pasur parasysh se qyteti është i ngarkuar dhe do të na shqetësonte sidomos periudha e Korrikut dhe Gushtë, ku kemi edhe bashkatdhetarët tanë e duke ditur se kemi ngarkesë në lëvizjen e lirë për mjetet tona transportuese.

Për kompletimin e makinerive për përpunim do të mundemi të kërkojmë donacione nga Bashkimi Evropian dhe OJQ e ndryshme për investimet në makineri, nga edhe është një interesim edhe i tyre në ndikimin e zhvillimit të kësaj komune. Po ashtu ne do të kemi mundësi që të kemi edhe investime nga vet kompanitë që do të shprehin gatishmërinë për të qenë edhe ata aksionar me investimet e tyre në këtë fabrikë prodhuese dhe fitimprurëse. Këtu nuk duhet të harrojmë se kjo fabrikë do të mundet të jetë edhe një fillim i kthimit edhe të fabrikave të tjera në bizneset që munden të kemi si komunë ku dhe kemi plane bizneseve të ndryshme dhe në bashkëpunimin e komunës do të i shfletonim në një të ardhme shumë të shpejtë. Duke ditur se komuna jonë ka shumë nevojë edhe për hapjen të bizneseve të ndryshme që mundësit të jenë edhe më të mëdha për punësim dhe të mos lejojmë shpërnguljen e rinisë sonë, nga se kjo është e ardhmja e komunës dhe suksesi i kësaj komune.

ÇKA DO TË PRESIM NGA INESTIMI I KËSAJ DHE CILAT JANË PËRFITIMET NGA KY INVESTIM ?

Nga investimi i këtij produkti do të presim punësim që është qëllimi kryesor për ne dhe komunën tonë, punësimin e një numri të djemve e po ashtu edhe gjinisë femërore një numër të tillë si në prodhim ashtu edhe në staf. Po ashtu është edhe se ne me këtë produkt do të kemi një komunë me ajër më të pastër duke ditur se kjo fidanishte thithë dioksidin e karbonit dhe pastron ajrin e komunës sonë. Ndërsa përfitimet do të jenë shumë të mëdha duke e ditur se koha e dimrit është sezoni më i madh për shpenzime gjatë nxehjes si të shtëpive ashtu edhe të objekteve tashmë ekzistuese në komunën tonë, nga ne planifikojmë që prodhimin tonë si:

 Tab. 2. Shpërndarja në shtete   

            

Nga shohim se prodhimi i fidanishtes në produkte do të ketë një iniciativë për bashkëpunimin edhe në mes shteteve dhe po ashtu edhe nga ana e komunës sonë do të ketë një kontribut për mundësimin e transportit të lëndëve tona prodhuese. Komuna jonë do të ketë mundësin që në emër të sajë të punësojë punëtor me përvojë dhe me përgatitjet e tyre në bazë të kualifikimeve. Ne do të formojmë një grup ekspertësh për pranimin e punëtorëve dhe po ashtu edhe në udhëzimet e tyre për prodhimin e produkteve. Po ashtu shohim se do të kemi edhe mundësin e punësimeve të personave të jashtëm që do të bëjnë transportin e produkteve tona. Po ashtu duke ditur se ky produkt nuk ka mbetje si hiri apo diçka të tillë ne e dimë se kjo do të shfrytëzohet 100% për prodhim.

 

QKA DO TË PRESIM NGA KY PRODHIM DHE SI MUNDEMI TË SHFRYTOZOJMË EDHE MË SHUMË KËTË PRODUKT ?

Nga kjo do të presim që ne do të shërbejmë qytetarët tanë një zgjidhje shumë të mirë dhe me një kosto shumë më të vogël se sa ajo në ngrohjen e Banesave apo shtëpive tona, po ashtu është një produkt që mundet të përdoret edhe në ngrohjen e shkollave tona dhe spitalit të qytetit tonë por gjithmonë duke ditur se do të ketë një kosto shumë më të vogël se deri më tani që janë bërë ngrohjen në këto vende. Po ashtu kjo do të na ndihmojë edhe si energji alternative për qytetin tonë duke e ditur se gjithmonë është për të mbrojtur ambientin dhe pastrimin e ambientit tonë. Kemi në përgatitje që ky produkt pra fidanishtja paulownia të kombinohet me riciklimin e mbeturinave të komunës sonë dhe për objektet ekzistuese apo shkollat e shtëpia e shëndetit të ngrohen me kosto shumë të vogël dhe me një qytet shumë më të pastër dhe për banorët shumë fitim prurës nga se në riciklim të mbeturinave do të kemi edhe shpërblim për qytetarët që do t’ju përmbahen rregullave të ofertave të komunës dhe qytetarët do të marrin para, e komuna do të jetë shumë më e pastër dhe besojmë se nuk do të ketë nevojë më as për kazanët e mbeturinave apo vendet që duhet të ndahen për mbeturina. Nga do të demonstroja një shembull: nëse do të jesh duke ardhur nga Kosova për në Preshevë do të shohësh se nga kufiri e në kilometrin e 6 do të jetë një kënaqësi dhe një pamje shumë e bukur në malet tona e në gjelbërimin e sajë, por nëse arrin në kilometrin e 6 do të hasësh në një ambient të pakënaqshme dhe një pamje të mjerueshme, nga kjo nuk do të jetë më në komunën tonë.

 

 

TË DHËNA TEKNIKE DHE KARAKTERISTIKAT

Dendësia

-         dru i njomë 800 kg/m3

-         dru i thatë 350 kg/m3

Ngjyra: i bardhë në të verdhë

Fortësia: 1,4 KN

Fleksibiliteti:

6,3 GPa - rezistenca treqje:  42 MPa - rezistenca në shtypje:  20 MPa - rezistenca në cpim:

e larte Lagështia (% baze) 29,9% Tharje natyrore:

40 dite Analiza e shpejte (% baze e thate):

- hiri (550 °C) 1,1 - volatile 81,7

- karbon i fiksuar 17,2

Analiza elementare (%baze e thate):

- karbon 49,5 - hidrogjen 6,4

- azot 0,24 - poluhur 0,2 vlera kalorifike

- minimale (lagështi = 0,0% b.h.) 4.430 Kcal/kg

- minimale (lagështi = 29,9% b.h.) 2.940 Kcal/kg

2 kg PELET = 1 LT. NAFTE

 

 REKOMANDIM

Si rekomandim do të veçoja tre arsyeje pse ne duhet të kultivojmë këtë fidanishte në aspektin Ekonomik të zhvillimit së Luginës në Preshevë:

  1. Me këtë fidanishte do të kemi një komunë më të pastër si në aspektin e ambientit ashtu edhe në rrugët tona apo lagjet tona, do të mbrohemi nga insektet e ndryshme e po ashtu edhe nga gripet e ndryshme.
  2. Ekonomikisht do të ket përfitime çdo qytetar i Komunës sonë si në aspektin e punësimit e po ashtu edhe në aspektin e kthimit të mjeteve investuese nga donacionet nga komuna apo donatorët.
  3. Do të kemi një hapje të kapitullit të ri në komunën tonë duke e bërë që kjo komunë të njihet në prodhimin e sajë e po ashtu edhe në mbrojtjen e ambientit e po ashtu edhe si vendi më kultivues i Paulowni-së.

Përgatitur nga: Shpëtim Memishi-Preshevë, kandidat për PhD në fushën e Ekonomisë në Prishtinë

 

Magazini Shqip, programi më i ri në gjuhën shqipe në radio "Novi Sad"
Presheva nën optikën e një artisti dhe Festivali i Komedisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration