Pasivizimi i adresave për shqiptarët në Luginë: Paralajmërime nga Komisioni Evropian dhe Departamenti i Shtetit
Problemi i çaktivizimit të adresave për shqiptarët në Jug të Serbisë është përmendur në raportin e Komisionit Evropian për Serbinë më 2022, në pjesën që ka të bëjë me respektimin e të drejtave të pakicave.
Në raport thuhet se pjesëtarët e pakicës kombëtare shqiptare kanë shprehur shqetësim për mënyrën se si kontrollohen në vendbanimet e tyre.
“Autoritetet duhet t’ia shpjegojnë më mirë publikut se si kryhen ato kontrolle”, thuhet në raport.
Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit nga viti 2022 konsiderohet, po ashtu, si e diskutueshme praktika e çaktivizimit të adresave në Serbi.
“Policia, në mënyrë rutinore, e merr këtë vendim duke bërë vizita spontane në shtëpi. Edhe pse këto vizita shpesh bëhen gjatë orarit të punës, mjafton që personi të mos jetë i pranishëm një herë për të konstatuar mosqëndrimin e tij në adresë”, thuhet në raport.
Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit thuhet gjithashtu se shumë persona, të cilëve u është çaktivizuar adresa, nuk janë informuar për këtë dhe se ata e kanë kuptuar vetëm kur kanë paraqitur kërkesa për lëshimin e dokumenteve personale.