Partitë shqiptare në Bujanoc me të gjitha format synojnë të përfitojnë elektoratin (video)
Në komunën e Bujanocit në zgjedhjet lokale të 24 prillit shqiptarët do të garojnë në pesë lista zgjedhore, të cilat tanimë kanë filluar edhe fushatën parazgjedhore nëpër vendbanimet e kësaj komune, raporton Titulli.com.Në këto zgjedhje marrin pjesë tre parti, një koalicion dhe një grup i qytetarëve, të cilat në mënyra të ndryshme synojnë të përfitojnë elektoratin shqiptar të komunës së Bujanocit.
Fushata zgjedhore në Bujanoc po vërehet vetëm në vendbanimet shqiptare, pasi partitë shqiptare kanë mbushur fshatrat por edhe qytetin me materiale promovuese, e gjithashtu po prezantojnë programet e tyre në portale e media lokale.
Në terren fushata parazgjedhore në komunën e Bujanocit është e qetë, por qytetarët po shprehin pakënaqësi për shkak të kolonave të gjata me vetura të cilat duke i rënë borive po shqetësojnë banorët.
Partia Demokratike, Koalicioni i Partisë për Veprim Demokratik-Unioni Demokratik Shqiptar, dhe Lëvizja e Progresit Demokratik kanë realizuar edhe spotet që janë duke u emituar në televizione lokale, portale dhe rrjete sociale.
Portali Informativ Titulli.com ju sjell këto spote-promovuese, ndërsa publiku le të vlerësojë vetë mesazhin e tyre./Titulli.com/
Klikoni në linqet e mëposhtme për të shikuar spotet politike.
Partia Demokratike: SPOTI 1 dhe SPOTI 2
Partia për Veprim Demokratik-Unioni Demokratik Shqiptar: SPOTI-1 dhe SPOTI-2
Lëvizja e Progresit Demokratik: SPOTI-1 dhe SPOTI-2