Partitë serbe 27, shqiptarët 8 mandate në Medvegjë
Lokale

Partitë serbe 27, shqiptarët 8 mandate në Medvegjë

14.Sep.2015 17:19
0
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të zhvilluara të dielën në Medvegjë kanë votuar 5.236 nga 10.465 votues të regjistruar, respektivisht 50.02 për qind. Suksesin më të madh e ka arritur koalicioni "Aleksandar Vuçiq" (PPS-PSS-PUPS), duke marrë besimin e 3.098 qytetarëve, apo 60 përqind, tregojnë rezultatet e fundit të Komisionit Komunal Zgjedhor.

“Për koalicionet eventuale do të vendosim pas konsultimet në kryesinë e partisë. Sa na përket neve këtu, dëshirojmë të tërheqim të gjithë njerëzit e aftë pa marrë parasysh përkatësinë partiake, njerëz që dëshirojnë që në Medvegjë të hapen vende të reja pune dhe të ndërpritet shpërngulja”, është shprehur Nebojsha Arsiq, i pari në listën e koalicionit fitues, transmeton Titulli.com.

Koalicioni “Aleksandar Vuçiq” (PPS-PSS-PUPS), nga 35 ulëse sa ka parlamenti lokal, ka siguruar shumicën, 22 vende.

E dyta për nga numrit i votave të fituara është koalicioni i Partisë Demokratike të Nagip Arifit dhe grupi qytetarë i Fehmi Behës, i cili ka grumbulluar 725 vota, apo 5 mandate në Kuvendin Komunal.

Për grupin qytetarë “Për Jabllanicën e Epërme” ka votuar 690 votues ose 5 ulëse në Kuvend dhe në vendin e katërt është koalicioni i Partisë për Veprim Demokratik dhe Unionit Demokratik Shqiptar me 456 vota të qytetarëve, apo 3 mandate.

Koalicioni i kaluar në Medvegjë që drejtohej nga grupi qytetarë “Për Jabllanicën e Epërme” në përbërje kishte edhe gjashtë këshilltarë nga radhët e PVD-së dhe UDSH-së, që është dy ulëse më pak se rezultati i zgjedhjeve lokale të 13 shtatorit. /Titulli.com/

Deputeti boshnjak uron shqiptarët e Luginës për themelimin e Asociacionit
Daci: Asociacioni i Komunave Shqiptare në Luginë, hap i mirë (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration