"Partia Demokratike-Dr. sc. Nagip Arifi", hapi fushatën parazgjedhore (foto & video)
Lokale

"Partia Demokratike-Dr. sc. Nagip Arifi", hapi fushatën parazgjedhore (foto & video)

16.Oct.2014 23:30
0
Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, koalicioni i Partisë Demokratike dhe Bashkimit Demokratik të Luginës ka hapur fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 26 tetorit për Këshillë Kombëtar Shqiptar.

“Fitorja do të jetë e jona, do të festojmë më datën 26 tetor”, u shpreh kryetari i Partisë Demokratike në Buajnoc, Nagip Arifi, me rastin e hapjes së fushatës parazgjedhore.

Arifi, tha se arsyeja pse kanë vendos të marrin pjesë në këto zgjedhje, si Partia Demokratike ashtu edhe partneri i koalicionit, Bashkimi Demokratik i Luginës, është mbetja mbrapa me arsimin, kulturën, informimin, përdorimin e dygjuhësisë dhe simboleve kombëtare.

“Deshën ta përdhosin këtë flamurë, këtë nuk mundën as në mesin e Beogradit ta përdhosin”, tha Arifi, duke bërë me gisht në drejtim të flamurit kombëtar, raporton Titulli.

Udhëheqësi i PD-së dhe komunës së Bujanocit, duke u ndalur tek Abetarja, theksoi se me marrjen e drejtimit të KKSH-së, ata nuk do ta heqin flamurin e as qytetin e Shkodrës nga ky tekst shkollor.

Arifi tha se në shkolla mbretëron një gjendje e mjerueshme me drejtora të pazgjedhur e të dhunshëm “që as në kohën e Millosheviqit nuk i kemi pasur”.

“Do të bëhen drejtora me ndihmën e Partisë Demokratike dhe Bashkimit Demokratik të Luginës ata të cilët do të marrin përkrahjen nga stafi arsimor, nga prindërit dhe normal nga pushteti lokal, jo nga ata që vendosin në Beograd”, u shpreh Arifi, duke thënë se “më 26 tetor do të vendosim shqip”.

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Luginës, Skeder Destani, partia e të cilit është në koalicion me PD-në, tha se duhet të veprojmë ashtu siç veproi njëmbëdhjetëshi i kombëtares shqiptare në Beograd.

“Ata rrezikuan edhe jetën e tyre, mbrojtën vlerat kombëtare, simbolin kombëtar shqiptar”, u shpreh Destani, duke ftuar qytetarët që më 26 tetor të votojnë numrin 1.

“Me qenë se numri 1 është numri më i mirë, jam i bindur se qytetarët shqiptarë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë do të votojnë njëshin, urime”, përfundoi Skënder Destani.

Programin e koalicionit “Partia Demokratike-Dr. sc. Nagip Arifi” e prezantoi bartësi i listës Arbër Pajaziti./Titulli.com/

Jonuz Musliu takon Ilir Metën (foto)
Politika dhe shoqëria civile, debat rreth KKSH-së (foto & video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration