Panairi i arsimit në Bujanoc, mungesë e fakulteteve në gjuhën shqipe (foto)
Lokale

Panairi i arsimit në Bujanoc, mungesë e fakulteteve në gjuhën shqipe (foto)

13.May.2014 16:34
0
Në qendrën sportive “Rinia” në Bujanoc  institucione të ndryshme arsimore, edukative dhe shtëpitë botuese kanë promovuar programet e tyre para një numri të konsiderueshëm të nxënësve shqiptarë,  serb e romë. Nxënësit  e shkollave fillore dhe të mesme nga Bujanoci ka pasur mundësinë të njihen me programet shkollore për mësim që ofrojnë disa nga institucionet arsimore në gjuhën shipe dhe serbe nga rrethi i Pqinjës,  raporton Titulli. panairi-librit-3Zëvendës kryetari i komunës së Bujanocit, Stojanqa Arsiq ka vlerësuar se përmes këtij panairi të rinjve i ofrohen mundësi më të mëdha për përzgjedhjen e drejtimeve që ata dëshirojnë të studiojnë. “Dëshirojmë që ky panair të mbetet tradicional në komunën tonë dhe në këtë mënyrë të rinjtë do të mundë të zgjedhin drejtimet që i përshtaten atyre”, deklaroi Arsiq. panairi-librit-4Ndërsa kryeshefi i Rrethit të Pqinjës, Budimir Mihajloviç është shprehur i lumtur me organizimin e panairit të llojit të këtillë sepse është një mundësi shtesë për të rinjtë që shkollohen. “Jam i gëzuar që gjendem në këtë panair të arsimit këtu dhe urojë që nxënësit të informohen më shumë për përzgjedhjet e tyre sepse në këtë mënyrë të rinjtë do të edukohen”, tha Mihajloviç. panairi-librit-5Gjatë këtij panairi nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri”  dhe “Branko Radiqeviç” nga Bujanoci kanë prezantuar me një program kulturorë. Promovimin e programeve për arsimimin e nxënësve nga niveli fillor, i mesëm dhe ai universitarë e kanë bërë disa shkolla nga Bujanoci, Vranja, Leskoci, Subotica e vende tjera të Serbisë. panairi-librit-6Bajram Fejzullahu, kryeshef i drejtorisë për shërbime publike dhe veprimtari shoqërore pran administratës komunale të Bujanocit  ka deklaruar  se ky panair do t’i mundësojë nxënësve që të informohen për shkollim të mëtutjeshëm dhe me mundësin që të studiojnë sa më afër vendit ku jetojnë. panairi-librit-2Në panairin e arsimit nxënësit maturant kanë pasur mundësin të informohen për drejtime të ndryshme në universitetet në gjuhën serbe. Ndërsa përveç fakultetit ekonomik të Suboticës dega në Bujanoc që ofron studime të pjesërishme në gjuhën shqipe në këtë panair nuk ka pasur ndonjë institucion të lartë arsimorë që ofron studime 100% në gjuhën shqipe./Titulli.com/
Shkolla fillore "Zenel Hajdini" në Medvegjë nesër bojkoton orën e parë të mësimit
Shqiptari nga Presheva dhuron serbit një karrocë të shtrenjtë invalidësh
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration