Pak fjalë për historinë, kulturën dhe shqiptarët në Medvegjë ndër shekuj
Lokale

Pak fjalë për historinë, kulturën dhe shqiptarët në Medvegjë ndër shekuj

11.Dec.2017 10:11
0
Nga koha kur qe banuar nga fisi Ilir i Dardanëve në lashtësi, ku rrënojat artitektonike që datojnë nga shekulli IV i epokës së re, përreth qytetit kur ishte pjesë e perandorisë Romake, Medvegja njihej me emrin Idimum.

Gjatë viteve 1879 në kohën e perandorisë Osmane mendohet se kishte emrin Medoka, sipas Osmanëve, ku nga eksodi sërbo-rus në vitet 1878 Sërbia okupoi Medvegjën.

Kjo komunë gjendet në Lindje të Kosovës apo sipas Sëbisë, në Sërbinë jugore, e cila administrohet nga Sërbia, me 42 fshatra, dy nga këto vendbanime janë qyteza me një territor prej 524 km.2. Në Jug-perëndim kufizohet me komunën e Prishtinës; në Jug me komunën e Dardanës; në Veri-perëndim kufizohet me komunën e Bojnikut,në Veri e Lindje me komunën e Lebanës dhe në Perëndim kufizohet me komunën e Kurshumlisë dhe komunën e Besianës.

Fshatrat e Medvegjës

Emrat e fshatrave të Medvegjës janë: Medvegjë, Bogunovac, Borovac, Çekotin, Crni Vrh, Tupallaj,Llapashtica e Ulët, Byqymeti i Ulët, Gajtani i Ulët, Drence, Gjylekar, Gazdar, Llapashtica e Epërme, Kapitë.Byqymeti i Epërm, Gajtani i Epërm Gërbavcë, Gubavcë, Gurgutova, Kapiti, Lece, Maqedonce, Baja e Siarinës ,Braina e Vogël, Marovac, Medevce, Mërkonja, Petrilje, Poroshtica, Shillova e Zbrazur, Ravna Banja, Retkoceri, Rujkovci, Siarina, Spance, Buqumeti i Mesëm, Banja e Vjetër, Stublla, Svirca, Tullari, Vardini, Braina e Madhe dhe Vrapca.

Veshëmbathja:
Vajzat shqiptare të komunës së Medvegjës veshnin shami e këmisha të bardha dhe çorape të bardha, kurse dimrit dhe mitanin me ngjyrë të zezë.

Nuset dhe gratë e reja bartnin shami me lule dimi me lara, këmishë të qëndisur ose të bardhë, xhemper të kuq dhe çorapë me rrema.
Gratë e moshuara bartnin shami xhyveze, këmishë të bardhë, kurse dimrit xhemperët dhe çorapat me ngjyrë të zezë.
Veshja e vajzës që shkonte nuse ishte e veçantë. Të gjitha këto veshje ishin magjepsëse. Ato ishin punuar për shumë vite dhe ishte kënaqësi e veçantë se si janë punuar me përpikëri të veçantë të dizajnuara dhe të punuara me stilin e veçantë.

Zakonet martesore:
Ditën e pare, vajza që shkonte nuse, kur bëhej me vaj, veshte dimi, përparëse e anteri (triko) të zeza, çorapë lulekuqe dhe shami bojëgjake. Ditën e dytë vishte dimi dhe shami xhyveze, çorapë me harqe, përparëse me kerqe vertikalisht , këmishë me rruaza, shokë me rruaza, kushak me penez, jelek me gajtan, shami bojëgjake me një tufë të vënë përmbi. Ditën e fundit ka veshë dimi lahori, çorapë të bardha, peshqir me penez, përparëse me vija të verdha, kapuç me rruaza dhe me para, një lirë në ballë, katër bistekë i lëshonin për shpine dhe nga blej flokë në këto treva quheshin shive, i lëshonin për faqe. Vellon e vënë për kryq me tri lule në maje. Kësaj renditje, sidomos te veshja e vajzës, që shkonte nuse, i janë përmbajtur në mënyrë shumë rigoroze. Me një rigorizitet edhe Bafti Krasniqi në dorëshkrimet që la pas vetës e shkruanë shumë me saktësi këtë vlerë kombëtare.
Te mashkujt ishte simbol plisi i bardhë, i cili rroi dhe do të rrojë

Shkollat
Shkollatishin me numër të madh nxënësish shqiptarë deri më 1999. Shkolla në Bajë të Siarinës ka punuar që nga viti 1927, por në gjuhën shqipe së pari është hapur klasa e pestë në shtator të vitit 1965 dhe me atë klasë punoi mësuesi Bafti Krasniqi. Ishin 32 nxënës, prej tyre dy femra dhe më vonë, në shtator të vitit 1967, për herë të parë në gjuhën shqipe në Banjë të Siarinës është hapur klasa e parë, ndërsa mësuesja e parë ishte Aza Ferat-Hajdari, e cila punoi me 32 nxënës, nga ta 19 femra.

Në Medvegjë klasa e parë, si Paralele e Ndarë e Shkollës fillore në vitet 1975. Në Tupallaj shkolla ka punuar nga vitet 1946, mirëpo në gjuhën shqipe filloi në shtator të vitit 1959, edhe pse në këtë fshat nuk kishte pasur kurrë asnjë sërbo-malazez. Në Bajë të Vjetër shkolla u hap më 1945, por në gjuhën shqipe filloi në vitin 1971. Mësusi i parë ishte Rexhep Abazi, i cili punoi me 31 nxënës, prej tyre 14 femra.
Në vitin 1945 u hap shkolla edhe në Kapit. Mësimi në gjuhën shqipe ka filluar në vitin 1966 me mësusin e parë Halim Hyseni.
Në Gjylekreshtë shkolla është hapur më 1947, mirëpo në gjuhën shqipe mësimi filloi 20 vjet më vonë. Mësuesi i parë ishte Xhemë Osmani. Atë vit ka punuar me 53 nxënës, prej tyre 24 femra .

Shkolla e Svircës është hapur më 1947, por mësimi është zhvilluar në gjuhën sërbe deri në shtator të vitit 1955, kur mësimi filloi në gjuhën shqipe. Mësusi i pare ishte Osman Murati.

Në Gërbac shkolla është hapur në shtëpinë private të Ramë Hajdarit. Mbas 3 vjetësh kaluan në shtëpinë e Qazim Bekës. Në vitin 1950 nxënësit filluan mësimin në gjuhën shqipe. Mësuesi i parë ishte Ramiz Muharremi. Këtë e vërtetoi mësuesi i kësaj ane, që la dorëshkrimin e tij si testament, Bafti Krasniqi. Xhamia e Siarinës është ndërtuar në vitin 1877, e cila i mbijetoi kohës dhe tjetra xhami që mbijeton edhe sot është në Kapit, e ndërtuar 58 vjet më vonë, në vitin 1935.

Këto vendbanime janë të përshtatshme për blegtori, bujqësi. Ka qytezën Bajën e Siarinës me deri 22 ujëra shërues, po ashtu ujin e ngrohtë që del nga nëntoka, ku mund të përdoret për çdo veprimtari, me pishina, bazene gajzeri dhe rudën në Lec.

Shkruar nga: Rrahman Hyseni-Medvegjë

Shkaku i papunësisë, në Preshevë po bie numri i banorëve
Mustafa Nano dhe vizita e tij Beograd-Bujanoc-Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration