Pajaziti priti përfaqësues të organizatës UNOPS, priten projekte të reja
Kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti ka pritur përfaqësues të organizatës së Kombeve të Bashkuara, UNOPS.
Postimi i tij në Facebook:
Me përfaqësuesit e organizatës së Kombeve të Bashkuara, UNOPS, biseduam për ecurinë e realizimit të projektit të transfer stacionit që ka të bëjë me sjelljen e energjisë elektrike dhe ujit.
Poashtu, diskutuam për projektet tjera që mund t’i kemi në të ardhmen në saje të ndihmës së BE-së dhe Qerverisë së Zvicrës.
Për ne si komunë, bashkëpunimi me secilën organizatë që është nën ombrellë të Kombeve të Bashkuara është tejet i dobishëm ngase prek secilin segment të shoqërisë tonë.
Kështuqë, nga viti i ardhshëm do të kemi projekte të reja të përbashkëta.