Pajaziti: APN është  kompakte dhe fokusuar për zgjedhjet lokale në Bujanoc
Lokale

Pajaziti: APN është kompakte dhe fokusuar për zgjedhjet lokale në Bujanoc

21.May.2020 09:37
0

Kryetari i degës së Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti  thotë se kauza e tyre për zgjedhjet lokale të 21 qershorit është të sigurojnë shumicën e këshilltarëve komunal shqiptarë duke pasur parasysh sistemin zgjedhor me lista të mbyllura në Serbi.

“Nuk ka asnjë teori që një subjekt politik të fitojë 41 këshilltarë sa ka Kuvendi Komunal i Bujanocit, prandaj ne nuk kemi dashur që ti fusim njerëzit në listë sa për ta dekoruar listën edhe pse nënshkrime kemi grumbulluar mjaftueshëm për listën me 41 kandidat, pra 1465 nënshkrime. Në anën tjetër kemi dashur që ta përcjellim një mesazh tek votuesit tanë, se një nga kauzat tona që nga themelimi ka qenë 21-shi shumicë shqiptare në kuvend”, ka thënë Pajaziti për Titulli.com.

Në pyetjen e redaksisë së Titulli.com se kohëve të fundit Alternativa për Ndryshim në Preshevë kishte disa mosmarrëveshje brenda partisë për listën e zgjedhjeve parlamentare dhe se a vërehet  një lëkundje degës së  APN-së në Bujanoc ai u shpreh se është e rëndësishme që dega e APN-së në Bujanoc është kompakt dhe e fokusuar ekskluzivisht në zgjedhje lokale të 21 qershorit.

“Alternativa për Ndryshim është në proces zgjedhor të brendshëm, për shkak të pandemisë COVID19 ende nuk e kemi mbajtur kuvendin e përgjithshëm nga i cili do të zgjidhen strukturat e reja në mandat 4 vjeçar. Kjo gjë ka shkaktuar disa probleme në funksionimin normal të disa gjërave”, theksoi Pajaziti.

Duke folur për përkrahjen në zgjedhjet parlamentare ai deklaroi se APN si parti është nënshkruese e marrëveshjes për listën e përbashkët “Alternativa Demokratike Shqiptare” për zgjedhjet parlamentare  dhe përkrahim këtë listë.

APN  është certifikuar në komisionin komunal zgjedhorë me listën numër 7 “Alternativa për Ndryshim-Arbër Pajaziti” për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale më 21 qershor./Titulli.com/

Arbër Pajaziti - Alternativa për Ndryshim

Rriten tensionet politike në Kosovë teksa afrohet afati për shpalljen e vendimit të Kushtetueses
Serbia pjesë e dialogut? BE e lë në dorën e Kosovës dhe Serbisë të vendosin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration