Pagat dhe pasuria e liderëve të Luginës së Preshevës
Lokale

Pagat dhe pasuria e liderëve të Luginës së Preshevës

23.Feb.2016 16:38
0
Ligji mbi Agjencinë për luftë kundër korrupsionit në Serbi parasheh që funksionarët 30 ditë nga data e emërimit në funksion të paraqesin raportin mbi të ardhurat dhe pasurinë e tyre, e gjithashtu të paraqesin çdo ndryshim në krahasim me raportin e deklaruar më parë.

Portali informativ Titulli.com hulumtoi se sa të ardhura dhe çfarë pasurie kanë deklaruar liderët e Luginës së Preshevës.  

Sipas regjistrit të agjencisë në uebfaqen e tyre zyrtare, në deklarimin e kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, më datë 05.12.2012, ai merr pagën si kryetar i komunës 117.000 dinarë.

Sipas raportit, Arifi posedon shtëpinë 99 metra katrorë, si dhe veturën Audi A4, viti i prodhimit 2004.

Tek pozicioni Depozitat dhe kursimet në banka dhe organizata tjera financiare në vend dhe jashtë vendit, Nagip Arifi, nuk ka të deklaruar asgjë.

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, në deklarimin e datës 04.07.2013, ka pagën mujore 138.000 dinarë, ndërsa nuk ka të deklaruar asgjë në pozicionin Pasuria e patundshme në vend dhe jashtë vendit, në pozicionin Mjetet transportuese që i nënshtrohen regjistrimit, si dhe në pozicionin Depozitat dhe kursimet në bankë.

Deputeti i Kuvendit të Serbisë, Riza Halimi, ka deklaruar më datën 15.05.2014, pagën mujore si deputet 117.700 dinarë.

Tek pasuritë e patundshme, Halimi ka deklaruar banesën 50 metra katrorë dhe një shtëpi 109 metra katrorë, si dhe që është bashkëpronar i një trualli të trashëguar me sipërfaqe 300 metra katrorë.

Si Mustafa, edhe Halimi nuk kanë asgjë të deklaruar në raport tek mjetet transportuese dhe kursimet në bankë.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu, është deklaruar në shkurt të vitit 2011, në kohën kur ka qenë vetëm kryetar i Kuvendit Komunal në Bujanoc.  

Në raportin e datës 01.02.2011 të Jonuz Musliut, ai ka deklaruar pagën mujore si kryetar i kuvendit komunal 91.940 dinarë, dhe veturën Golf III, të vitit 1992, ndërsa nuk ka të deklaruar pasuri të patundshme dhe kursime në bankë.

Deputeti tjetër shqiptar, Shaip Kamberi, më datën 13.05.2014, ka deklaruar pranë agjencisë pagën mujore si deputet 108.000 dinarë.

Kamberi, sipas këtij raporti, posedon shtëpinë 100 metra katrorë, dhe makinën Golf IV, të vitit 2001. Edhe ai nuk ka të deklaruar asgjë tek depozitat dhe kursimet në banka apo organizata tjera financiare.

Sipas ligjit, Agjencia për luftë kundër korrupsionit në Serbi përcjell gjendjen e pasurisë së zyrtarëve dhe në rast të cenimit të ligjit nga ana e funksionarëve, në nenin 51 huhet se agjencia mund të ndërmerr masën e paralajmërimit, apo shpalljes publike të rekomandimit për shkarkim. /Titulli.com

Arifi: Për zgjedhje lokale nuk përjashtojmë askënd si partner të ardhshëm koalicioni
Shqiptarët e Luginës duhet të marrin pjesë edhe në zgjedhjet parlamentare (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration