Përgëzohet udhëheqësia e re e Komunës së Medvegjës Medvegja
Lokale

Përgëzohet udhëheqësia e re e Komunës së Medvegjës

15.Nov.2015 16:26
0
Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, përgëzon emërimet e reja në pushtetin lokal të Medvegjës, e posaçërisht të nënkryetares së komunës zonja Leme Xhema dhe nënkryetarit të Kuvendit zotëri Florim Sahiti.

“Zgjedhja e këtyre funksionerëve të qëlluar, tregon vazhdimësinë e aktiviteteve të tyre, në mbrojtjen e bërthamës etnike në këtë komunë dhe mbrojtjen e identitetit kulturor e fetar. Këta përfaqësues legjitimë e kanë treguar veten, së pari me qëndrimin në vendlindje dhe së dyti ne aftësisë për të menaxhuar me pushtetin vendor”, theksoi mes tjerash Myftiu Saqipi, në përgëzimin e tij. 

Myftiu Saqipi, uroi udhëheqësinë e re të Komunë së Medvegjës, duke i dëshiruar mbarësi dhe suksese, në rrugën e realizmit të kërkesave të qytetarëve pa dallime përkatësie nacionale, kulturore e fetare, thuhet në përgëzimin e Myftiut Nexhmedin ef. Saqipi, kryetar i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, i cili njëherit është edhe koordinator i lëndës fetare për shkollat, në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës. /Titulli.com/

Ndahen çmimet e konkursit "Pre Foto" në Preshevë (Foto&Video)
Kryetari i Preshevës dhe KBI-së, sipas avokatit Kamberi po gënjejnë për vakëfin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration