Përfundon ndërtimi i objektit të Fakultetit Ekonomik në Bujanoc
Me nënshkrimin e kontratës mbi donacionin e punëve dhe pajisjeve në mes të programit të Progresit Europian dhe komunës së Bujanocit, zyrtarisht ka përfunduar ndërtimi i objektit në të cilën do të vendoset institucioni i parë dygjuhësor i shkollimit të lartë në jugun e Serbisë "“ Paralelja e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc.Punimet kanë zgjatur tetë muaj, ndërsa BE dhe Qeveria e Zvicrës ka investuar 800.000 euro, kurse Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë së bashku me komunën e Bujanocit, kanë ndarë 280.000 euro./Titulli.com/