Përfundoi me sukses projekti sensibilizues "Rregullo Lejeqwndrimin" nw Maqedoni
Përfundoi me sukses projekti sensibilizues "Rregullo Lejeqëndrimin" në Maqedoni Në kuadër të projekteve Unioni Studentor i Luginës së Preshevës në Maqedoni vazhdoi me kampanjën senzibilizuese "˜' Rregullo Lejeqëndrimin''.Në bashkëpunim me OSBE-në, USLPM ka arritur të bëjmë broshura në të cilat detajisht shpjegohet rregullimi i lejëqëndrimit. Si çdo vit, edhe këtë vit shoqata jonë organizoi në mënyrë grupore dërgimin e dokumenteve në Beograd.
“Edhe kësaj here u bë autorizimi i gjithsej gjashtëmbëdhjetë studentëve nga Lugina që studiojnë në Shkup dhe Tetovë për dërgim të dokumenteve në ambasadën e Maqedonisë në Beograd. Studentët përkatësisht janë nga Universiteti i Tetovës dhe Universiteti Ndërkombëtarë Ballkanik në Shkup si dhe nga Universiteti Shën Kirili dhe Metodij”, thuhet në njoftimin e USLPM-së.
Sipas të njëjtit njoftim thuhet se pas konfirmimit nga ambasada, unioni në bashkëpunim me donatorët u mundësua dërgimi i studentëve në Beograd për marrje të vizës i cili u realizua më 14 dhjetor./Titulli.com/