Përfundoi festivali balkanik "Jehona" në Bujanoc, shpalosja e flamurit të Kosovës risia e aktivitetit (foto)
Ka përfunduar festivali balkanik me shoqëri nga Kosova, Maqedonia, Presheva dhe Bujanoci i cili është zhvilluar në objektin e shtëpisë së kulturës dhe janë bërë prezantime rrugës së qytetit.“Të nderuar qytetarë të Komunës së Bujanocit, Festivali i parë Ballkanik I Folklorit "Jehona" mbaroj në mënyrën më të mirë të mundshme dhe ju jemi mirënjohës të gjitha ansambleve që na nderuan me programet e tyre”, kanë vlerësuar përfaqësuesit e Shoqërisë Kulturore “Jehona” nga Tërnoci.
Ata kanë falënderuar edhe profesorit Dilaver Kryeziu duek shpresuar që edhe viteve tjera të valojnë flamujt e shteteve të Ballkanit në Bujanoc.
Pjesëmarrës në këtë festival ishin Ansambli "Zëri i Kosovës", Fushë Kosovë, Ansambli "Bajram Shabani" Kumanovë, Ansambli "Gjilani" Gjilan , SHKA "Soko"- Bujanoc, SHKA "Presheva Jehon" Preshevë dhe organizatorët SH.K.A. “Jehona” ,Tërnoc.
Sipas vizitorëve ajo që kishte vëmendje gjatë festivalit ishte shpalosja e flamurit të Kosovës pranë shtëpisë së kulturës, që ishte hera e parë një rast i këtillë./Titulli.com/