
Përfaqësues të programit "Progresi Evropian", qëndruan në komunën e Preshevës
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka pritur përfaqësues të programit "Progresi Evropian", koordinatorin regjional,Radule Ristovic, Evgjenie Islami zyrtare e programit si dhe Bojan Marçiq përgjegjës për pjesën e programit për avancimin e vetëqeverisjeve lokale.“Në takim për të biseduar rreth projekteve dhe iniciativave të përbashkëta që mund të financohen nga fondet e Unionit Evropian. Temë kyçe e takimit ishte Zona Industriale ku edhe u dakorduam për hapat konkrete të mëtutjeshme.
Gjatë takimit është vlerësuar se Unioni Evropian mbetet partner prioritar i komunës së Preshevës, dhe se do të shfrytëzohen të gjitha mundësitë e financimit të përbashkët të projekteve./Titulli.com/