Përfaqësues nga Bujanoci dhe Presheva, takim me Lëvizjen Vetëvendosje në Prishtinë
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe nënkryetari i komunës së Preshevës, Xhelal Memeti të shoqëruar nga Belgzim Kamberi dhe Rahim Salihi qëndruan në selinë Lëvizjes VETËVENDOSJE në Prishtinë dhe u pritën nga kryetari i Visa Ymeri.“Bashkë diskutuam për gjendjen e shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë, të cilëve, të përndjekur e të diskriminuar nga Serbia, e të shpërfillur nga Prishtina e Tirana, për çdo herë e më shumë po u shkelen të drejtat, po u përkeqësohet e vështirësohet jeta. Shqiptarët që jetojnë historikisht në këto 3 komuna janë një ndër bashkësitë më të diskriminuara e më të rrezikuara të Evropës. Ky rrezik dhe diskriminim vjen nga Serbia e cila pretendon të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, ndërkohë që aplikon praktika represive karshi shqiptarëve”, ka shkruar Visa Ymeri në profilin e tij në facebook.
Sipas tij institucionet publike të shqiptarëve në Tiranë e Prishtinë duhet urgjentisht ta ngenë zërin dhe ta luftojnë këtë diskriminim e përndjekje ndaj shqiptarëve.
“Është e papranueshme që Serbia të mos kushtëzohet deri sa ajo të mos e ndryshojë politikën e saj shtypëse karshi shqiptarëve, e hegjemoniste karshi shteteve të rajonit. Bashkëpunimi, afrimi e miqësimi me Vuçiqin nuk është i ndarë prej të kaluarës së tij kriminale e së tashmes së tij shtypëse. Në rrethanat aktuale, kur heshtet karshi qeverisjes së Vuçiqit, bashkëpunimi me të rrezikon të shndërrohet në legjitimim të shtypjes”, thuhet më tej në deklaratën e kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE, Visar Ymeri.
Ai është shprehur se politika e Tiranës dhe e Prishtinës, e bashkërenduar, duhet ta ketë në fokus mirëqenien, barazinë, e të drejtat e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit./Titulli.com/