Për emigrantët në Preshevë do të ngriten objekte montuese
Kanë filluar përgatitjet për krijimin e kushteve, që përveç tendave, të sigurohet akomodim adekuat për stinën e dimrit për emigrantët në Preshevë.Në Qendrën për pranim në Preshevë në vazhdë janë punët në rregullimin e njërës hapësirë e cila do t’i dedikohet akomodimit të grave dhe fëmijëve. Sipas njoftimeve nga organizatat ndërkombëtare në këtë mënyrë do të mundësohet vendosja nëpër objekte montuese për më shumë se 400 emigrantë, raporton Titulli.com.
Ahmet Halimi nga Kryqi i Kuq në Preshevë ka thënë se ka arritur donacioni i ambasadës sllovake në mbathje dhe veshje dimërore.
„Programi humanitar tani është drejtuar në kushtet dimërore sepse për çdo ditë temperatura shkon duke rënë dhe kemi pasur disa ditë të plota me shi. Emigrantët të cilët vijnë janë kryesisht me veshje dhe mbathje të verës, çka kërkon përpjekje shtesë në mënyrë që t`i sigurohen veshjet për rrugën e tyre të mëtutjeshme”, ka thënë Halimi.
Përfaqësuesit e Komisariatit për Refugjatë, si dhe organizatat ndërkombëtare humanitare njoftojnë që të gjithë emigrantët se në periudhën e dimrit që vjen, në Preshevë do të kenë nga një shuajtje, si dhe kontrollimin e vazhdueshëm mjekësore, ku mjekët gjithnjë e më shumë regjistrojnë raste të ftohjes, posaçërisht tek fëmijët për shkak të rrobave të holla, udhëtimit shumë ditorë dhe ushqimit të dobët. /Titulli.com/