OVL organizon "Epopeja e UÇPMB-së", kërkon unitet në Bujanoc
Lokale

OVL organizon "Epopeja e UÇPMB-së", kërkon unitet në Bujanoc

20.Nov.2014 11:23
0
Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) së UÇPMB-së, njofton qytetarët e Luginës së Preshevës se organizon manifestimin "EPOPEJA E UÇPMB-së "“ ZO BUJANOC".

Manifestimi do të mbahet më 22 dhe 23 nëntor 2014. 

“Të shtunën, më 22 nëntor 2014 do të bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve duke filluar nga fshati Dobrosin në ora 10,00. Ndërkaq, të dielën më 23 nëntor 2014, në ora 13,00 në sallën e shtëpisë së kulturës në Bujanoc do të mbahet akademi përkujtimore”, thuhet në njoftimin e OVL-së, dega në Bujanoc, transmeton Titulli. 

OVL fton ish luftëtarët e UÇPMB-së, familjarët e dëshmorëve, invalidët e luftës si dhe të gjithë qytetarët e trevës sonë, që të jenë pjesë e këtij manifestimi jubilar në mënyrë që me dinjitet ta madhështojmë epopenë tonë të lavdishme me moton: “DUAM UNITET EDHE NE BETEJAT TONA NE PAQE”. /Titulli.com/

Greku që jeton dhe bënë biznes në Preshevë
Nxënësit e Bujanocit me sport kundër dhunës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration