OVL në Bujanoc zgjedhë kryetarin e ri
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc të hënën ka bërë përzgjedhjen e kryesisë së re.Sipas njoftimit të OVL-së të cilin e transmeton Titulli.com, në mbledhje e sotme është zgjedhur Kryesia prej 12 anëtarëve, si dhe kryetari, nënkryetari, sekretari dhe arkëtari.
Kryetar i ri i OVL-së është zgjedhur Sali Salihu nga fshati Bilaç, në vendin e nënkryetarit është emëruar Edmond Isufi, sekretar Ramiz Asllani dhe arkëtar Ismajl Amidi.
Vlen theksuar se kjo organizatë, që rreth vetes grumbullon ish pjesëtarët e UÇPMB-së, për më shumë se tre muaj nuk kishte kryetar të zgjedhur, që nga dorëheqja e kryetarit të fundit Afrim Agushi. /Titulli.com/