OSBE donacion Fakultetit Ekonomik në Bujanoc (Foto & Video)
Lokale

OSBE donacion Fakultetit Ekonomik në Bujanoc (Foto & Video)

04.Feb.2015 11:30
0
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) sot i ka ndarë një donacion paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc.

Dorëzimin e donacionin prej një aparati fotokopjues, projektor dhe kompjuter laptop, e bëri shefi i OSBE-së në Serbi, Peter Burkhard, i cili me këtë rast dekanit të Fakultetit Ekonomik në Suboticë, Nenad Vunjak, i dëshiroi suksese në punën e mëtutjeshme.

“Siç e dini misioni i OSBE-së në Serbi i ka ofruar dhe vazhdon t’i ofrojë mbështetje këtij fakulteti që nga themelimi i saj. Kur them mbështetje nënkupton kryesisht ate politike”, u shpreh ambasadori Burkhard.

Shefi i OSBE-së, duke shpjeguar se kjo organizatë nuk është një organizatë donatorësh meqë nuk ka resurse të tilla ekonomike, mirëpo theksoi se në fund të vitit nganjëherë i ndodhë që t’i mbesin mjete, të cilat, si në këtë rast, i kanë shfrytëzuar për donacion ndaj fakultetit.

“Që disa vite ndodhë që neve si organizatë të na mbesin disa fonde të vogla nga buxheti operacional i OSBE-së dhe ne këto fonde kryesisht i përdorim për donacione të vogla të këtij lloji. Në kuadër të këtij viti ne kemi bërë një donacion modest, siç po e shihni një aparat të fotokopjimit, laptop dhe projektor, si përkrahje simbolike për  Fakultetin Ekonomik departamentin e tij në Bujanoc”, nënvizoi Burkhard, raporton Titulli.com.

Dekani i Fakultetit Ekonomik në Suboticë, Nenad Vunjak, me kënaqësi pranoi këtë donacion të OSBE-së, duke thënë se kjo nuk është hera e parë që kjo organizatë ndihmon Fakultetin Ekonomik si në Suboticë, Novi Sad, njashtu edhe paralelen në Bujanoc.

“Çdo dhuratë është e rëndësishme qoftë ajo e vogël apo e madhe. Është me rëndësi që ajo do të jetë në funksion të studentëve tanë. Gjithashtu kjo tregon se një organizatë si OSBE që bashkon 57 shtete ka treguar një vullnet të mirë që duhet të përkrahet projekti ynë”, u shpreh dekani Vunjak.

Ai nënvizoi se pa ndihmën e OSBE-së, Komisares së Lartë për Pakica Kombëtare pran kësaj organizate, qeverisjes lokale, nuk do të kishim mundur të arrinim atë që e kemi mbërri për këto tre vite.

Vunjak falënderoi personalisht ambasadorin Burkhard që gjithmonë ka qenë i disponueshëm të ndihmojë në zhvillimin pozitiv të arsimit në këto hapësira.

“Ne sa herë që diçka të fotokopjojmë do të themi se e ka sjellë zotri Burkhard dhe se kjo ndihmë ka ardhur nga OSBE”, u shpreh Vunjak.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, përveç këtij donacioni që dhuroi sot, ajo më herët paralelen e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc e ka ndihmuar edhe me pajisje për video konferencë, që shumë pak institucione arsimore në Serbi kanë këtë lloj teknologjie./Tituli.com/

VIDEO

 

 
 

 

Albina nga Lugina e Preshevës, fal protestës së gjermanëve nuk dëbohet për në Beograd
Musliu takon Komisaren për pakica kombëtare Astrid Thors (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration