Organizohet Iftar i madh në qendër të Bujanocit, ftohen qytetarët të marrin pjesë
Lokale

Organizohet Iftar i madh në qendër të Bujanocit, ftohen qytetarët të marrin pjesë

28.Jun.2016 10:44
0
Njoftohen qytetarët e Komunës së Bujanocit se nesër (e Mërkurë, 29.06.2016) organizohet Iftar nga Komuna e Turqisë, Bajram Pasha nën mbështetjen e komunës së Bujanocit dhe bashkësive islame në qendrën e qytetit të Bujanoc.

Andaj ftohen të gjithë qytetarët të marrin pjesë në Iftarin që organizohet për të gjithë, nën qiell të hapur, dhe ka për qëllim solidarizimin në muajin e shenjtë të Ramzanit.

"Lusim Zotin Fuqiplotë t’i mëshirojë dhe bashkojë rreth begative dhe mirësive të pa funda që i ka ky muaj, le të sjell harmoni, shëndet, paqe, begati dhe Zoti i madhërishëm i dhaft forcë e besim gjithsecilit që të tejkalojm sfidat dhe problemet dhe të na i inkurajojë për vepra të mira", thuhet në njoftimin e kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

Vaksionohen 70% e lopëve në Bujanoc dhe Preshevë
Preshevë: Stacion i përbashkët i trenit mes Serbisë dhe Maqedonisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration