Organizata gjermane "Humedika" ndihmon me pajisje Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc
Lokale

Organizata gjermane "Humedika" ndihmon me pajisje Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc

16.Dec.2016 11:22
0
Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc, nga dje është pajisuar me pajisjet e rëndësishme për shërimin urgjent të pacientëve.

Zonja Karin, përfaqësuese e organizatës gjermane humane “Humedika”, e cila është koordinatore në mes dy organizimeve dhe Ministrisë së Republikë së Serbisë, ka dorëzuar këtij shërbimi defibrilatorin automatik mobil i cili përdoret tek arresti kardiak akutë, kompleti për reaminim, bombolen për oksigjen, 65 maska për oksigjen, 12 komplete për mobilizimin e lëndimeve komplekse dhe karrocave invalidore. Vlera e pergjithshme e pajisjeve të dhuruara është më e lartë se 3.000 euro

Bashkëpunimi me organizatën humanitare gjermane “Humedika”, ka filluar në Qendrën për Pranim të Emigrantëve në Preshevë, ku ka qenë present ekipi medicinal nga Bujanoci.

„Atëherë kemi biseduar rreth kushteve në të cilat punojnë dhe sendeve të cilat na  mungojn. Me donacionin e djeshëm kjo organizatë ka vërtetuar se vlerëson kontributin tonë në ofrimin e ndihmës për emigrantët nga fillimi i krizës së refugjatëve, kur dhe kemi qenë prezent në Miratoc dhe Preshevë, ndërsa tani edhe në Qendrën për Pranim në Bujanoc. Sigurisht, Lepa Jovanoviq, drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, ka qenë e njoftuar me iniciativën, si edhe me të gjitha bisedimet e bëra“, ka thënë përt RTS Sasha Arsiq, tekniku kryesor në Shërbimin e Ndihmës së Shpejtë në Bujanoc.

Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë përkujdeset për pacientët në Bujanoc dhe në fshatrat në rrethinë, ndërsa për një ditë kryen 80 kontrollime. Ka kapacitet prej pesë veturave, nëntë mjekë dhe 12 motra medicinale dhe teknikë./Titulli.com/

Bujanoc: U mbajtë ligjërata "Siguria dhe Shëndeti në Punë"
Organizohet turnir në futboll të vogël në Bujanoc, paraqitjen deri më 19 Dhjetor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration