Opozita e Serbisë i drejtohet me letër BE-së, kërkon hetim ndërkombëtar të procesit zgjedhor
Rajoni dhe Politika

Opozita e Serbisë i drejtohet me letër BE-së, kërkon hetim ndërkombëtar të procesit zgjedhor

21.Dec.2023 18:07
0

Grupi kryesor opozitar në Serbi të enjten i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të hapë një hetim ndërkombëtar në lidhje me parregullësitë e raportuara gjatë zgjedhjeve të fundjavës, raporton agjencia “AP”. 

Grupi “Serbia kundër Dhunës” në një letër dërguar institucioneve të BE-së, zyrtarëve dhe shteteve anëtare, ka thënë se nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të së dielës. I ka bërë thirrje BE-së që të veprojë njëjtë e të nisë hetimet.

Opozita akuzon BE-në se po mbyll sytë ndaj mangësive demokratike “në këmbim të stabilitetit në Ballkan”. 

“BE-ja tash ka mundësi të madhe të rikthejë besimin te qytetarët e Serbisë”, ka thënë Dragan Xhilas, një nga liderët e koalicionit “SPN”. 

Xhilas ka thënë se në mesin e parregullsive zgjedhore përfshinin anshmëritë mediatike, nënshkrimet e rrejshme në listat e votuesve, blerje të votave dhe sjellje të personave nga Bosnja me autobus për të votuar në Beograd. 

Opozita ka thënë se rreth 40 mijë persona janë sjellë në ditën e zgjedhjeve. 

“Vullneti i popullit të Beogradit absolutisht është tradhtuar, ndërsa rezultati i zgjedhjeve parlamentare nuk është në përputhje me vullnetin e popullit të Serbisë. Mendoj se është me rëndësi të madhe si për Serbinë ashtu edhe për të gjithë rajonin që përfundimisht të sjellë demokracinë në këtë vend”, ka thënë Xhilas.

Rezultatet preeliminare tregojnë për një fitore të partisë së Aleksandar Vuçiqit, SNS-së, në të dyja zgjedhjet. Por, koalicioni “Serbia kundër Dhunës” thotë se atyre iu grabit fitorja në Beograd.

Vuçiqi dhe zyrtarët tjerë të partisë së tij mohuan pretendimet për manipulim votash dhe thanë se do të bëjnë gjithçka për të “mbrojtur vullnetin e popullit”.

Madje Vuçiq të enjten tha se “një vend i rëndësishëm ka ndikuar në procesin zgjedhor në Serbi në mënyrë brutale”.

Përsëriten zgjedhjet në 28 qendra votimi në Serbi, konfirmohen parregullsi
Kjo është gjendja në pikat kufitare me Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration