OK Radio mbanë tribunën "Sundimi i Ligjit dhe Jugu i Serbisë"
Lokale

OK Radio mbanë tribunën "Sundimi i Ligjit dhe Jugu i Serbisë"

11.Feb.2015 22:30
0
Në organizim të OK Radios, në përkrahje të Qytetit të Vranjës, autoriteteve të Rrethit të Pçinjës dhe Delegacionit të BE-së në Serbi, të mërkurën në Vranjë është mbajtur tribuna me titull "Sundimi i Ligjit dhe Jugu i Serbisë"

Bëhet fjalë për tribunën e pestë me radhë e cila zhvillohet në kuadër të OK Radio-s “Sundimi i Ligjit-të jetojmë si gjithë bota normale”, i cili është pjesë i projektit më të gjerë të BE-së i cili implementohet nën emërtimin “Forcimi i lirisë së medias në Serbi”.

Fjalën hyrëse në tribunë e bëri moderatori, drejtori i programit të OK Radio-s, Sasha Stojkoviq.

Në fillim të tribunës të pranishmëve i është drejtuar shefi i administratës së Qarkut të Pçinjës Sllavisha Bullatoviq, i cili ka nënvizuar se janë të nevojshme reformat në administratën publike dhe krijimin e administratës publike moderne.

Kryetari i Vranjës Zoran Antiq theksoi nevojën e kornizës institucionale të shtetit të së drejtës. Ai ka folur edhe rreth konceptit të lirisë në shoqërinë moderne, duke supozuar mbrojtjen e të drejtave universale të individëve, si baza të studimit të ligjit në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Rreth grevës së avokatëve dhe vendimeve që anë sjellë deri në përfundimin e kësaj situate, por edhe për gjendjen në Jug të Serbisë, kanë folur deputetët e Partisë Përparimtare Serbe Dragan Nikolliq dhe Nenad Mitroviq, raporton OK Radio nga Vranja.

Pas një pauze të shkurt, tribuna ka vazhduar me ekspozimin e zëvendës kryetarit të komunës së Trgovishtës, Nenad Kolliq, veçanërisht me një prezantim inspirues të deputetit popullor të Partisë për Veprim Demokratik Shaip Kamberi si dhe ndihmës kryetarit të komunës së Bosilegradit dhe zëvendësit të Këshillit Kombëtar Bullgar në Serbi Alleksandar Stojkoviq.

Në diskutimet që kanë pasuar më vonë u dëgjuan edhe idetë e Bora Ristiqit nga Gjykata Themelore në Vranjë, Leposave Jovçiq nga Gjykata e Lartë në Vranjë dhe Nebojsha Silistareviqit, përfaqësuesit të komunitetit romë nga Banja e Vranjës.

Diskutimi final i avokatit Alleksandar Stojkoviq, sipas organizatorëve, ka lënë një përshtypje të veçantë.

Tribuna, përveç pjesëmarrësve të cekur, ka mbledhur edhe përfaqësues të jetës publike e politike nga Vranja dhe komunat e Rrethit të Pçinjës, biznesmenë, drejtorë të ndërmarrjeve publike dhe bartësit e funksioneve të larta lokale. /Titulli.com/

B92: Në kalimin Dheu i Bardhë-Konçul po pengohet migrimi masiv i kosovarëve
Reagojnë liderët e Luginës: Duhet të jemi të përfshirë në bisedimet e Brukselit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration