Një grua nga Vraja erdhi në Bujanoc për të blerë tortë në një pastiçeri dhe vdiq, nisin hetimet
Një qytetaremysafire nga Vraja S.A. (48) humbin jetën pasi ra shkallëve në pastiçeri ku ndodhej me bashkëshortin e saj G. A. në Bujanoc.
Ky rast i çuditshëm ka ndodhur pasditen e së martës për shkak në rrethanave fatkeqe, transmeton Titulli.com.
Gruaja fatkeqe ka ardhur me bashkëshortin e saj në pastiçeri “Swet Bakry” në Bujanoc për të zgjedhur një tortë dhe më pas pronari i dyqanit i çoi lart për të parë dekorimet për tortën.
Sipas raportimeve mediale në një moment, derisa bashkëshorti i saj dhe pronari i dyqanit po shikonin dekorimet, gruaja që qëndronte pas tyre ra pa kujdes nga kati i parë përmes një hapësire të hapur të pambrojtur në shkallë - shpjegoi bashkëbiseduesi.
Gruaja gjatë rënies ka humbur ndjenjat dhe është dërguar menjëherë në Shtëpinë e Shëndetësisë në Bujanoc.
"Prej aty është transportuar në Vrajë në gjendje të pavetëdijshme, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Prokuroria ka urdhëruar që pas hetimeve t’u bëhet kallëzim./Titulli.com/