Njësia speciale e Kosovës dërgohet në zonën kufitare me Luginën e Preshevës
Lokale

Njësia speciale e Kosovës dërgohet në zonën kufitare me Luginën e Preshevës

11.May.2015 10:01
0

Të dielën në mesnatë, forca të shumta të njësisë speciale të Kosovës, ROSU janë nisur për në pikën kufitare të Kosovës me Maqedoninë dhe Serbinë.

ROSU është ndarë në dy grupe, disa janë stacionuar në Hanin e Elezit e disa të tjerë në pikën kufitare që lidhë Kosovën me Serbinë e Maqedoninë, në komunën e Gjilanit, e cila kufizohet me komunën e Preshevës dhe Bujanocit në Serbi, ndërsa Likovës e Kumanovës në Maqedoni.

Vendimi për të dërguar policinë në kufi vjen pas zhvillimeve më të reja në Kumanovë.

Merret vesh se Policia do të monitorojë kalimet në kufi pas raportimeve se disa qytetarë të Kosovës kanë marrë pjesë në luftimet me forcat maqedonase në fundjavë.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani e ka konfirmuar lajmin për Klan Kosovën duke thënë që pas incidenteve të fundit në Maqedoni, policia po vazhdon ne realizimin e detyrave për menaxhimin dhe kontrollin kufitar.

“Policia e Kosovës ka të angazhuar zyrtar policor të mjaftueshëm me qëllim të kontrollit, sigurisë dhe parandalimit të krimit trans-kufitar.” ka thënë Kelani.

Nga ana tjetër, siç raporton portali informativ Titulli.com, forca të Xhandarmërisë dhe njësive speciale të Serbisë janë shtuar në Luginë të Preshevës, sidomos në brezin kufitar meme Maqedoninë dhe Kosovën, me urdhër të Ministrit të Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq, i cili të shtunën ka qëndruar në bazën e Xhandarmërisë, në Ristovc të Bujanocit./Titulli.com/

Lëvizje të forcave policore-ushtarake në qendër të Preshevës (Video)
Reagim: Kush paralajmëron "skenare të ngjashme" me Kumanovën edhe në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration