Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi: Pasivizimi i adresave për të ndryshuar strukturën etnike në Luginën e Preshevës
Lokale

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi: Pasivizimi i adresave për të ndryshuar strukturën etnike në Luginën e Preshevës

30.Oct.2023 07:03
0

Serbia po vazhdon me praktika diskriminuese në raport me shqiptarët e Luginës së Preshevës. Kjo po ndodh me rastin e vazhdimit të pasivizimit të adresave të shqiptarëve si mekanizëm për të forcuar dominimin e partisë së Vuçiqit dhe qëllimin për ta ndryshuar strukturën etnike në Luginën e Preshevës. Ky është edhe konkluzion i hulumtimit të Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut në Serbi.

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës është një praktikë diskriminuese e institucioneve te Serbisë, e cila shkel kushtetutën dhe një sërë ligjesh. Ky është konkluzioni i hulumtimit te Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut në Serbi. Në bazë të dhënave, pasivizimi është selektiv dhe po përdoret vetëm ndaj shqiptarëve në jug të Serbisë.

“Supozimi është se mekanizmi i pasivizimit të adresave shërben për të forcuar dominimin e partisë së Vuçiqit dhe partneret e saj në jug të Serbisë, dhe me qëllimin për të ndryshuar strukturën etnike në Luginën e Preshevës në mënyrë që shqiptarët të përfaqësohen sa më pak përmes institucioneve demokratike të komunave dhe qyteteve në këtë pjesë të Serbisë”, theksoi Marko Millosavleviq, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.

Hulumtimet kanë treguar se Ministria e Punëve të Brendshme të Serbia pasivizoi adresat e të paktën 4000 shqiptarëve që jetojnë në jug të Serbisë. Sipas hulumtimit qytetarët i ndjejnë pasojat te pasivizimit te adresave, u mohohen të drejtat e njeriut, nga e drejta për letërnjoftim, të drejtat ekonomike, sociale, si dhe e drejta për të votuar.

Në grupin më të ndjeshëm janë ata që herë pas here punojnë ne perëndim, që punojnë në Kosovë dhe studentët që studiojnë në Kosovë, si dhe aktivistet politike.

Nisma rinore ka ftuar institucionet relevante të hetojnë çështjen e pasivizimit të adresave, duke theksuar se zbatimi arbitrar i ligjit për vendbanim dhe vendqëndrim ka qëllime politike.

Hill: Herët të thuhet se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i pasuksesshëm (video)
Vuçiq: Të gatshëm të përmbushim gjithçka që nuk përfshin njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration