Nishani takon përfaqësuesit politik shqiptarë të Luginës
Presidenti shqiptarë, Bujar Nishani ka arritur në Bujanoc në orën 12:10 dhe është mirëpritur nga qytetarë në sheshin kryesorë të Bujanocit.Ai me përfaqësuesit politik dhe institucional në zyrën e kryetarit të komunë së Bujanocit u takua fillimisht me Shaip Kamberin, Junuz Musliun dhe Fatmir Hasanin duke vazdhiatr pastaj edhe me përfaqësuesit tjerë.
Ai takoi edhe përfaqësuesit politik nga Medvegja i cili inkurajoi në ruajtjen e identitetit kulturor në këto treva.
Nishani në zyrën e kryetarit të komunës së Bujanocit bisedoi edhe me kryetarin e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankovq dhe zëvendës kyetarin e komunës së Bujanocit, Stojanqa Arsiq.
Bujar Nishani, shprehu mirënjohjen për angazhimin e spektrit politik në avancimin e pozitës shqiptare në këtë rajon.
Vizita e Nishanit vazhdoi me aktivitet tjera të planifikuara në Bujanoc dhe Preshevë./Titulli.com/