Gjatë mëngjesit të sotëm rreth 100 maune nuk kanë mundur të kalojnë në vendkalimin kufitarë në Merdare përshkak se është prishur ura afër vendkalimit kufitar në Merdarë, dhe një numër i madh i maunave që nga dita e djeshme ia kanë mësyrë vendkalimit kufitar në Konçul, raporton Titulli.com.
Si pasojë e kësaj ka ardhur deri te ngadalësimi i qarkullimit në vendkalimin kufitar në Konçul, me çrast kanë krijuar një kolonë në magjistralen Bujanoc-Gjilan.
Si rrugë alternative kanë qenë edhe ato dytësore që shpien për në Kosovë me qëllim të përshpejtimit të qarkullimit të lëvizjes.
Shumica e maunave kanë qenë me targa të Novi Pazarit, Kosovës dhe disa të tjera të qyteteve të ndryshme të Serbisë.
Dragan Jocic shofer i një maune nga Novi Pazari, i ka thënë Titullit se është duke pritur që nga orët e hershme të mëngjesit, dhe sipas tij puna është ngadalësuar edhe më shumë pasi që tani ka edhe më shumë qarkullime të automjeteve, dhe është e pamundur të kalohet.
Kjo kolonë është e gjatë nga kufiri në fshatin Konçul e deri në hyrje të qytetit të Bujanocit./Titulli.com/
http://www.youtube.com/watch?v=FgEKVZfvQNc&feature=youtu.be