Nga shtatori fillon shkolla e gjuhës turke në Bujanoc, regjistrohu tani
Organizata Kulturore Humanitare "Vëllazërimi" në Bujanoc vazhdon me shkollën e avancimit të mësimit të gjuhëve të huaja.Nga 1 shtatori fillon me mësimet e grupeve të ndryshme në nivel themelorë dhe të avancuar të mësimit të gjuhës turke duke përdorur metodat më të avancuara të mësimit teorik dhe praktikë.
“Vëllazërimi” njofton të gjithë të interesuarit të paraqiten personalisht në zyrën e kësaj organizate në Bujanoc që gjendet afër xhamisë së qytetit apo përmes faqes në facebook -Vëllazërimi-KardeÅŸlik, email: vellazerimi2011@hotmail.com dhe përmes telefonit 063 828 64 19.
Organizata “Vëllazërimi” bënë të ditur se do të ketë risi të shumta për nxënësit e kursit të gjuhës turke, ku përveç ekskursioneve do të organizohen edhe pjesëmarrje nëpër seminare dhe trajnime të ndryshme në Turqi.
Të interesuarit të dorëzojnë aplikacionet e tyre deri më 31 gusht ndërsa grupet do të formohen sipas nivelit të njohurive që zotërojnë kursistët.
“Vëllazërimi” është një organizatë që zhvillon aktivitetin në fushën e kulturës, edukimit e humanitetit dhe ka krijuar një bashkëpunim të ngushtë me organizatat simotra në vendet e rajonit dhe shtetin e Turqisë./Titulli.com/