Në  Serbi deri tani janë vaksinuar rreth 39 mijë shtetas të huaj kundër COVID-19
Lokale

Në Serbi deri tani janë vaksinuar rreth 39 mijë shtetas të huaj kundër COVID-19

07.Apr.2021 14:36
0

Drejtori i Zyrës qeveritare për e-Qeverisje, Mihailo Jovanoviç, ka bërë të ditur se deri tani në Serbi kundër koronavirusit të ri (COVID-19) janë vaksinuar rreth 39.000 shtetas të huaj, më së shumti nga Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi,transmeton Titulli.com.

“Deri në këtë moment, janë vaksinuar rreth 39.000 të huaj”, tha Jovanoviç për Radio Televizionin e Serbisë (RTS).

Siç kujtoi ai, prej sot fillon një lloj i ri i vaksinimit të qytetarëve të Serbisë, meqë vetëqeverisjet lokale po organizojnë pika të imunizimit ku qytetarët mund të vijnë pa regjistrim paraprak.

Vaksinat Sinopharm dhe AstraZeneca do të jenë në dispozicion në pikat ku qytetarët do të vijnë pa regjistrim, sepse mundësojnë që ekipet të shkojnë në terren, shpjegoi Jovanoviç, përcjellë Titulli.com.

“Tani po vendosim shpejtësinë e pestë dhe kemi ambicien për të kryer edhe 500.000 vaksina të tjera deri në fund të muajit", deklaroi Jovanoviç.

Sipas tij, më shumë se 2.650.000 doza janë dhënë në Serbi deri më tani, ndërsa dozën e dytë e kanë marrë më shumë se 1.129.000 njerëz.

"Rreth 810.000 qytetarë u imunizuan, që do të thotë se kanë kaluar tre javë që kur morën dozën e dytë të vaksinës", theksoi Jovanoviç.

Beteja e 22 korrikut 1924: Prite Azem Galicën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration