Në Serbi arrin edhe gjysmë milioni vaksina kineze
Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Serbi ka arritur edhe një kontigjent i ri prej gjysmë milioni vaksinash nga prodhuesi kinez ‘’Sinofarm’.
Vaksinat kanë arritur përmes aeroplanit të ‘Air Serbia’ në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit.
Serbia ditë më parë u rendit si vendi i shtatë në botë që mori më së shumti vaksina dhe i treti në Evropë, transmeton Titulli.com.
Pavarësisht shpërndarjes së madhe të këtyre vaksinave, numri i rasteve me koronavirus në Serbi vazhdon të jetë shumë i lartë.