Në Serbi 2.719 raste të reja me COVID-19, në Bujanoc 10 infektime
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit (COVID-19) humbën jetën 35 persona, ndërsa u regjistruan 2.719 raste të tjera me këtë virus.
Duke u bazuar në të dhënat nga Enti për Shëndetësi Publike në Vrajë, nga 338 mostra të marra në rrethin e Pçinjës, 57 kanë rezultuar pozitivë ndaj virusit korona.
Nga nga ky numër, 27 janë nga Vraja, 10 nga Bujanoci, 8 nga Blladiçin Hani, 5 nga Presheva, 4 nga Surdulica dhe 3 nga Boseligradi.
Sipas të dhënave zyrtare, në spitale aktualisht po trajtohen 6.174 pacientë, në mesin e të cilëve 219 në respiratorë, transmeton Titulli.com.
Nga dje, 14.544 persona janë testuar dhe 2.719 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Në të njëjtën periudhë, 35 persona humbën jetën, duke e çuar numrin e viktimave nga COVID-19 në 6.130.
Gjithsej 673.520 raste me COVID-19 janë regjistruar në vend që nga fillimi i pandemisë nga gjithsej 3.741.146 persona të testuar për COVID-19./Titulli.com/